0 0
Kek me portokall dhe feta portokalli të karamelizuara

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
Perberesit per nje forme keku:
200 gr miell 00
50 gr niseshte
1 pako e vogël pluhur pjekës
150 gr sheqer
80 ml vaj misri
2 vezë
150 ml lëng portokalli
2 lugë gjelle lëkurë portokalli
...per fetat e portokallit te karamelizuara:
6 feta portokall
1 filxhan kafe sheqer
2 filxhan kafe ujë

Vlerat ushqyese të recetës

7 gr
Proteina
15 gr
Yndyrna
67 gr
Karbohidrate
427
Kalori për racion

Kek me portokall dhe feta portokalli të karamelizuara

Ky kek me portokall eshte shume i bute, me nje arome fantastike agrumesh e cila vjen si rezultat i perdorimit te lengut dhe lekures se portokallit.

Përbërësit

  • Perberesit per nje forme keku:

  • ...per fetat e portokallit te karamelizuara:

Udhëzimet

Share

Mund te zbukurohet sipas deshires me sheqer pluhur, me ganash çokollate te zeze, apo me feta portokalli te karamelizuara si me poshte.

Hapat

1
Kryer

Rrahim vezet me sheqerin derisa perberja te rezultoje kremoze dhe ta rrise vellimin. Shtojme vajin e misrit, lekuren dhe lengun e portokallit, miellin, niseshten dhe pluhurin pjekes per embelsira duke i perziere shume mire.

2
Kryer

Lyejme me vaj dhe pak miell nje forme per kek (une kam zgjedhur te perdor formen per plumcake me gjatesi 26cm), hedhim ne te brumin dhe e nivelojme mire me ndihmen e nje spatule silikoni. E pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C  per 35 minuta, duke bere gjithesesi proven e pirunit per te pare nese eshte pjekur edhe brenda. E leme te ftohet paksa ne temperature ambjenti dhe e nxjerrim nga forma duke e vendosur bukur ne nje pjate.

3
Kryer

Nderkohe qe keku ftohet, pregatisim fetat e portokallit te karamelizuara. Vendosim ne nje tigan fetat e portokallit, i sperkasim me sheqer, shtojme ujin dhe i leme te ziejne ne sherbet per rreth 5 minuta duke i kthyer nga ana tjeter. I vendosim bukur siper kekut dhe e sherbejme te prere ne feta.

Supë krem me thjerrëza
previous
Supë krem me thjerrëza
Pite e mbushur me fileto pule
next
Pite e mbushur me fileto pule
Supë krem me thjerrëza
previous
Supë krem me thjerrëza
Pite e mbushur me fileto pule
next
Pite e mbushur me fileto pule

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here