Përbërësit
-
250g miell
-
500ml qumësht
-
40g gjalp i shkrirë
-
3 luge gjelle sheqer
-
3 vezë
-
pak vanilje
-
...për mbushjen:
-
200g Nutella
-
4 banane
Udhëzimet
Nje recete shume e shijshme per mengjes apo zemer te cilen femijet do ta adhurojne, por jo vetem ata! Veshtire te gjesh nje kombinim me fantastik sesa krepat me banane dhe nutella! Le ta shohim bashke sa te thjeshte jane per tu pergatitur. Gjithashtu do tju tregoj edhe disa sekrete te vogla sesi mund te perftojme krepa perfekt!
Per te ndjekur receten hap pas hapi ne Youtube, klikoni ketu.
Hapat
1
Kryer
|
Hapi i pare dhe me kryesor i brumit te krepave eshte sitja e miellit. Kjo do te bej qe brumi te jete homogjen, i lemuar dhe pa kokerriza. Shtojme ketu 3 luge sheqer dhe i perziejme mire. |
2
Kryer
|
Shtojme dalengadale qumeshtin e ftohte (nga frigoriferi) dhe vazhdojme perzierjen me rrahes dore derisa te na formohet nje brume i njetrajtshem. |
3
Kryer
|
Shtojme se fundmi edhe 3 veze dhe pak esence vanilje. Eshte mire qe perpara se te fillojme pjekien e krepave, brumi te qendroje i mbuluar per 30 minuta. |
4
Kryer
|
Ne nje tigan per krepa ose ne nje tigan qe nuk ngjit, hedhim pak brume dhe me levizje rrotulluese e shperndajme njetrajtesisht. Brumi duhet te jete aq i holle sa te shperndahet vet kur ta hedhim ne tigan. Nese na rezulton shume i trashe, e hollojme me pak qumesht. |
5
Kryer
|
Kur anet e krepave kane marre ngjyre te arte, eshte momenti ta kthejme krepin nga ana tjeter duke e lene edhe pak minuta te piqet. I mbushim krepat me nutella, me feta bananesh dhe i palosim ne dy pjese, me pas ne dy pjese te tjera (si liber) duke i shperbyer direkt te ngrohta. |
6
Kryer
|
Tani nuk ju mbetet gje tjeter vetem ti shijoni me te dashurit tuaj te zemres. Mund ti sperkasni me pak kakao ne siperfaqe, mund ti shtoni biskota te grira ose arra brenda, ti shoqeroni me akullore me çokollate apo vanilje... Kombinimet jane te pafundme! |
7
Kryer
|
RUAJTJAKrepat mund te ruhen per maksimumi 2 dite ne nje ene te mbyllur hermetikisht. |