Përbërësit
-
400 gr makarona të gjata (spaghetti, linguine etj)
-
500 gr fruta deti të freskëta ose të ngrira
-
250 gr domate të vogla
-
1 gotë verë e bardhë
-
3 thelpinjë hudhër
-
2 fileto cironke
-
1 dorë borzilok i freskët
-
kripë
-
piper i zi i sapobluar
-
vaj ulliri
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Kavërdisim në vaj ulliri hudhrat e grira, shtojmë filetot e cironkave dhe i shtypim me pirun në mënyrë që të shkrihen plotësisht. Shtojmë frutat e detit, domatet e vogla, verën e bardhë, i vendosim kapakun dhe e lëmë salcën të gatuhet në zjarr mesatar për rreth 20 minuta. Në fund shtojmë borzilokun e freskët, pak kripë dhe piper (kujdes! provojeni më parë për kripë pasi cironkat janë mjaft të kripura!) |
2
Kryer
|
Ndërkohë kemi zierë makaronat në ujë me kripë. 2-3 minuta para përfundimit të zierjes së tyre, i transferojmë tek tigani ku kemi pregatitur salcën me fruta deti duke shtuar edhe gjysmë garuzhde ujë nga i makaronave. I përziejmë shpesh duke i lejuar në këtë mënyrë që të marrin shije. I shërbejmë duke i spërkatur sipër me pak piper të zi apo gjethe borziloku. |