Përbërësit
-
320 gr makarona të shkurtra
-
400 gr salmon i freskët
-
200 ml krem pana për gatim
-
2 thelpinj hudhër
-
1/2 lëng limoni
-
1/2 lëkurë e grirë limoni
-
1 lugë gjelle gjalp
-
1 lugë gjelle vaj ulliri
-
pak miell
-
kripë
-
piper i zi i sapobluar
-
kopër e freskët
Udhëzimet
A mund tju them që këto janë makaronat me salmon më të mira që kam ngrënë ndonjë herë? Një pjatë që e gjithë familja e shijoj! Zgjidhni formen e makaronave që dëshironi dhe në më pak se 20 min do të keni fibrat dhe Omega-3 sëbashku, sidomos për të vegjelit. Shija është aq e freskët dhe verore, edhe pse këtu ka një javë qe nuk pushon shiu…
Hapat
1
Kryer
|
Lyejmë fileton e salmonit të plotë me kripë, piper, miell dhe e skuqim për 2 min nga secila anë në nje tigan me pak gjalp derisa të marri një kore të bukur. E heqim dhe e lëmë mënjanë. |
2
Kryer
|
Në të njëjtin tigan shtojmë pak vaj ulliri dhe kavërdisim hudhrat e grira holle në zjarr të ulët. Shtojmë lëng limoni dhe lëkurën e grirë te tij. Hedhim pak ujë ose lëng perimesh dhe i lëmë hudhrat të zbuten. Shtojmë salmonin e plotë dhe e ndajmë me pirun në copa sa një kafshatë. Shtojmë edhe panën e kuzhinës, koprën dhe e lëmë të gatuhet per max 5 min. |
3
Kryer
|
Ndërkohë kemi zierë makaronat dhe i shtojmë tek salca me salmon. Mund të shtojmë edhe pak ujë nga makaronat nëse salca është e trashë. |