0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
1 drejtkëndëshe petë sfoljatë
350 gr krem diplomat
sheqer pluhur
disa lugë qumësht
për zbukurim fruta të freskëta

Vlerat ushqyese të recetës

11 gr
Proteina
42 gr
Yndyrna
86 gr
Karbohidrate
760
Kalori për racion
Myfle

Myfle

të lehta dhe tepër të shijshme

Mund të jenë një zgjidhje ideale në festat me femijë apo edhe për ditëlindje e bankete të ndryshme. Mjafton të keni në shtëpi një petë sfoljat dhe të pregatisni kremin me të cilin ato mbushen; disa fruta të freskëta apo copëza çokollate për zbukurim dhe suksesi është i garantuar!

Kuzhina::

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Per myflet: pergatisim rreth 350gr krem diplomat sipas recetës që do ta gjeni duke klikuar ketu dhe e vendosim në frigorifer deri në një moment të dytë.

Hapat

1
Kryer

Parangrohim furrën në 180°C.

Ndajmë petën sfoljatë në 16 drejtkëndësha të barabartë. I vendosim në një tavë të shtruar me letër furre, e çpojmë komplet sipërfaqen e brumit me dhëmbët e një piruni, i lyejmë drejtkëndëshat me pak qumësht dhe i spërkasim me sheqer pluhur. Sipër tyre vendosim një tjetër letër furre dhe i vendosim dicka të rëndë, psh një tjetër tavë. Kjo do të ndihmojë që brumi gjatë pjekies të mos fryhet dhe të ruaj formën e tij.

2
Kryer

I pjekim për 15 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të rezultojnë krokante. 5 minutat e fundit heqim tavën dhe letrën e furrës që ndodhet në sipërfaqe duke lejuar kështu sheqerin pluhur të karamelizohet.

I nxjerrim nga furra dhe i lëmë të ftohen plotësisht.

3
Kryer

Formojmë myflen duke vendosur një drejtkëndësh brumi sfoljat në tavolinën e punës, shtojmë 2 lugë gjelle krem diplomat (ose pak më shumë) dhe e nivelojmë me pjesën konkave të lugës. Vendosim sipër kremit një tjetër drejtkëndësh brumi duke e ngjeshur pak me dorë. I spërkasim myflet me sheqer pluhur, ose i lyejmë me pak krem në sipërfaqe dhe i zbukurojmë me copëza çokollate apo fruta të freskëta.

I vendosim në frigorifer për disa orë ose gjithë natën përpara se ti konsumojmë.

Kremi diplomat
previous
Kremi diplomat
Romstek
next
Romstek
Kremi diplomat
previous
Kremi diplomat
Romstek
next
Romstek

10 komente Fsheh komentet

Si mund ta bej vet kete sfoliat dhe ky kremi diplomatik se spo kuptoj. Ju lutem me tregoni se shume po mpelqen, ju falimenderit per mirkuptimin.

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here