0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url
Oriz basmati me perime

Oriz basmati me perime

  • Mesatare

Udhëzimet

Share

Per kete recete, jam frymezuar nga kuzhina orientale e cila e perdor shume orizin basmati. Ky lloj orizi ka nje kokerr te gjate dhe me arome shume te kendshme te cilen e ndjen sapo e gatuan. Kete here e kam pregatitur me perime te stines (qe dmth ato qe me ndodheshin ne frigorifer), por ndjehuni te lire te çlironi imagjinaten tuaj duke shtuar apo hequr perberesit qe deshironi. Per nje vakt te kompletuar, provoni te shtoni edhe disa copeza fileto pule apo viçi.

Oriz basmati me perime3

Perberesit

  • 300gr oriz basmati, te cilin e kemi lene gjithe naten ne uje te ftohte
  • 1 qepe mesatare, te grire holle
  • 3 karrota, te prera ne feta
  • 200gr bizele te ngrira (afersisht dy duar)
  • 200gr miser te ngrire (afersisht dy duar)
  • 6 kerpudha te fresketa, te prera ne feta
  • vaj ulliri ekstra te virgjer
  • 1 maje luge kerri pluhur
  • 1 maje luge kumin pluhur
  • pak majdanoz te fresket, te prere holle
  • kripe

Oriz basmati me perime 1

Kaverdisim ne vaj ulliri ekstra te virgjer te gjitha perimet: qepen, karrotat, bizelet, misrin dhe kerpudhat per rreth 5 minuta derisa te marrin shije (1). Shtojme orizin basmati te kulluar nga uji dhe vazhdojme perzierjen edhe per disa çaste (2). Shtojme erezat pluhur, kerrin dhe kuminin, pak kripe dhe i perziejme mire (3).

Oriz basmati me perime 2

E mbulojme masen me uje (4) dhe e leme te zieje me kapak hapur per rreth 10 minuta (5). Fikim zjarrin, i vendosim kapakun (6) dhe e leme te pushoje edhe per 10 apo 15 minuta te tjera: ne kete menyre orizi do zbutet akoma me shume nga avulli i tij dhe do shkriftohet. E sherbejme te sperkatur me pak majdanoz te fresket te grire ne siperfaqe.

Byrek i hapur me kungull të njomë
previous
Byrek i hapur me kungull të njomë
Makarona me fileto pule, patëllxhan dhe domate qershizë
next
Makarona me fileto pule, patëllxhan dhe domate qershizë
Byrek i hapur me kungull të njomë
previous
Byrek i hapur me kungull të njomë
Makarona me fileto pule, patëllxhan dhe domate qershizë
next
Makarona me fileto pule, patëllxhan dhe domate qershizë

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here