Përbërësit
-
200 gr miell misri
-
500 ml qumësht
-
7 vezë
-
150 gr gjalp
-
150 gr djathë i bardhë
-
2 lugë gjelle vaj luledielli
-
kripë
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Në një tas të madh dhe të thellë rrahim vezët e plota, shtojmë qumështin, pak kripë dhe miellin e misrit të cilin e kemi situr fillimisht. Shtojmë gjithashtu nga pak ujë të vakët duke zënë një brumë të hollë. |
2
Kryer
|
Një pjesë të këtij brumi e hedhim në një tavë të cilën fillmisht e kemi lyer me vaj derisa të formohet një shtresë e hollë dhe e fusim në furrë 180°C për të marrë një faqe. Vazhdojmë në këtë mënyrë derisa të përfundojë i gjithë brumi që gjendet në enë. Në shtresën e fundit të brumit shtojmë djathin e bardhë të grirë, e spërkasim me gjalp dhe e pjekim në furrë. |