0 0
Gjyveç me oriz (Tavë me oriz dhe mish në furrë)

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
500 gr mish viçi tul
1 qepë e vogël
1 domate mesatare
150 gr oriz kokërrgjatë
2 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle gjalp
kripë
piper i zi i sapobluar
2 gjethe dafine

Vlerat ushqyese të recetës

30 gr
Proteina
16 gr
Yndyrna
33 gr
Karbohidrate
404
Kalori për racion

Gjyveç me oriz (Tavë me oriz dhe mish në furrë)

recetë tipike shqiptare

Gjyveçi me oriz, ashtu si gjyveçi me patate, është një pjatë tipike elbasanase e cila gjen përdorim shumë të gjerë edhe në ditët e sotme, sidomos në krahinat e jugut.

Karakteristikat::
  • Pa gluten
Kuzhina::

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Hapat

1
Kryer

Në një tigan të thellë apo në një tenxhere hedhim vajin e ullirit, shtojmë qepën dhe domaten të grira hollë, shtojmë mishin e prerë në thela mesatare dhe i kavërdisim lehtë derisa qepa të marrë ngjyrë të artë. I kriposim dhe i piperosim, shtojmë gjethet e dafines dhe i hedhim ujë sa të mbulohet mishi. Në këtë mënyrë e lëmë mishin të ziejë për rreth 20 minuta në zjarr të avashëm.

2
Kryer

Në një tigan tjetër kavërdisim orizin në gjalp për rreth 2 minuta dhe shtojmë 3 gota lëng mishi të holluara me ujë (raporti duhet të jetë 1 me 3, pra për 1 gotë oriz (150gr) shtohen 3 gota lëng mishi).

Në tavën që do të fusim në furrë, vendosim fillimisht orizin me lëngun e mishit, më pas vendosim thelat e mishit, i hedhim kripë dhe piper dhe i fusim në furrë të parangrohur në 180°C derisa orizi ta ketë thithur të gjithë lëngun.

3
Kryer

*Shënim:

Në raste se gjyveci pregatitet me makarona, preferohen të përdoren makaronat e vogla për supë ose në mungesë të tyre makarona spageti të thyera në copa të vogla. Raporti i makaronave me lëngun e mishit është 1 me 4.

Featured Image
previous
Pulë me arra (lëng zogu)
Featured Image
next
Petanik (ose palanik) me miell misri
Featured Image
previous
Pulë me arra (lëng zogu)
Featured Image
next
Petanik (ose palanik) me miell misri

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here