0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
...për brumin e picës:
500 gr miell
7 gr maja birre të thatë
1 gotë të madhe ujë i ngrohtë
3 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë kafe kripë
1 lugë kafe sheqer
...për salcën e picës:
400 gr salcë domatesh
1 lugë kafe hudhër pluhur
1 lugë kafe rigon i thatë
1 lugë gjelle vaj ulliri
kripë
...tjetër (sipas dëshirës):
250 gr djathë i grirë vegan
10 kokrra domate të vogla
disa gjethe borzilok i freskët

Vlerat ushqyese të recetës

31 gr
Proteina
26 gr
Yndyrna
98 gr
Karbohidrate
773
Kalori për picë
Picë vegane

Picë vegane

Kush tha që në një dietë vegane nuk mund të hahet shijshëm?

Kjo picë është një ndër të preferuarat e mia! Brumi është i butë në brendësi dhe pak kërc në sipërfaqe, dhe djathi.... një mrekulli! Me bazë mielli bajamesh dhe vaji kokosi, nuk ka asgjë më pak në shije dhe strukturë sesa mocarela italiane, përkundrazi.

Karakteristikat::
  • Vegane
Kuzhina::

Përbërësit

  • ...për brumin e picës:

  • ...për salcën e picës:

  • ...tjetër (sipas dëshirës):

Udhëzimet

Share

Hapat

1
Kryer

Pregatisim brumin e picës (ky brumë përdoret për të gjitha llojet e picave)

Në gotën me ujë të ngrohtë shkrijmë majanë e birrës dhe sheqerin duke i përzierë mirë. E mbulojmë sipërfaqen e gotës dhe e lëmë për rreth 10 minuta, derisa të shohim që në sipërfaqe janë formuar flluska. Sheqeri ndihmon majanë e birrës që të aktivizohet më shpejtë dhe krijon pjesën kërce kur pica piqet.

I hapim miellit një gropë në mes ku shtojmë kripën dhe vajin e ullirit duke i përzierë mirë. Hedhim pak nga pak ujin e ngrohtë me maja birre dhe e punojmë brumin mbi tavolinën e punës per 8-10 minuta. Ky hap është shumë i rëndësishëm pasi e bën brumin mjaft elastik. Nëse keni robot kuzhine, punojeni aty brumin në shpejtësi pothuajse minimale (gradacioni 2). Mbajmë gjithmonë pak miell afër vetes në rast se brumi ngjit në duar. Në fund, brumi duhet të jetë elastik, i butë dhe jo i ngjitshëm. E lëmë të pushojë për rreth 2 orë të mbuluar me një pecetë të pastër derisa të dyfishojë vëllimin e tij.

2
Kryer

Pregatisim salcën e picës:

I japim shije salcës së domateve me kripë, rigon, hudhër dhe vaj ulliri duke e përzierë mirë.

3
Kryer

Pregatisim picën:

E ndajmë brumin në katër pjesë dhe i japim formën e dëshiruar me dorë, duke patur kujdes të ngrejmë pak anët e picës në mënyrë që gjatë pjekies mbushja mos të na dalë jashtë. Përhapim pak salcë domatesh me erëza sipër saj, djathin e grirë dhe domatet e vogla. E pjekim në furrë të parangrohur në 250°C për 12-15 minuta, derisa të marrë ngjyrë të bukur. E lëmë të ftohet pak dhe e shërbejmë të prerë në trekëndëshe.

Djathë Camembert i pjekur
previous
Djathë Camembert i pjekur
Pite për sufllaqe pa maja
next
Pite për sufllaqe pa maja
Djathë Camembert i pjekur
previous
Djathë Camembert i pjekur
Pite për sufllaqe pa maja
next
Pite për sufllaqe pa maja

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here