0 0
Pite për sufllaqe pa maja

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
350 gr miell 00
125 gr kos
100 ml qumësht
1 lugë çaji pluhur pjekës
1 lugë gjelle vaj ulliri

Vlerat ushqyese të recetës

9 gr
Proteina
3 gr
Yndyrna
47 gr
Karbohidrate
256
Kalori për pite

Pite për sufllaqe pa maja

Karakteristikat::
  • Vegjetariane
Kuzhina::

Le të bëjmë një udhëtim nëpër ishujt e Greqisë dhe të shijojmë ushqimin më të famshëm aty: sufllaqet.

  • 25 Min
  • Shërbehet per 6 pers.
  • E thjeshtë

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Hapi i parë është pregatitja e piteve, një recetë shumë e thjeshtë që pregatitet në vetëm 25 minuta.

Hapat

1
Kryer

Sitim miellin, i hapim një gropë në mes ku shtojmë kripën dhe fryrësin e brumit. Shtojmë një nga një qumështin, kosin dhe vajin e ullirit. E punojmë brumin shumë mirë me dorë ose me robotin e kuzhinës, derisa të rezultojë i butë, i lëmuar dhe jo i ngjitshëm në duar. E ndajmë brumin në 6 pjesë të barabarta të cilat i lëmë të pushojnë 10 minuta mbi tavolinën e punës të mbuluara me një pecetë të pastër.

2
Kryer

Lyejmë tavolinën me miell dhe hapim pitet një nga një me dorë ose me okllai. Mundohemi ti japim formë rrethore pak a shumë sa madhësia e tiganit. I pjekim në tigan pa vaj nga të dyja anët. Pas pjekies i vendosim sipër njëra tjetrës dhe i mbulojmë me pecetë në mënyrë që të rrinë të buta.

Picë vegane
previous
Picë vegane
Burani në tavë me presh dhe oriz
next
Burani në tavë me presh dhe oriz
Picë vegane
previous
Picë vegane
Burani në tavë me presh dhe oriz
next
Burani në tavë me presh dhe oriz

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here