0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url
Ravioli me mbushje limoni me karkaleca dhe kunguj

Ravioli me mbushje limoni me karkaleca dhe kunguj

Kuzhina::

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Ravioli me limon, kunguj dhe karkaleca eshte nje pjate teper e shijshme dhe mjaft e thjeshte ne pergatitje. Kombinimi i mbushjes se raviolit me rikota dhe lekuren e limonit, kungujve te fresket, domateve te vogla dhe karkalecave sjellin ne tavoline gjithe shijen dhe freskine e detit.

 

 

Hapat

1
Kryer

Lajme shume mire kungullin dhe e presim ne feta te holla. Qerojme nje thelpi hudher dhe e presim shume holle.

2
Kryer

Ngrohim ne nje tigan vajin e ullirit dhe kaverdisim lehtesisht hudhren. Shtojme fetat e kungujve dhe i kaverdisim derisa te zbuten.

3
Kryer

Shtojme karkalecat dhe i gatuajme derisa te ndryshojne ngjyre. Une kam perdoru karkaleca te paqeruar nga zhgualli i tyre sepse mendoj se salca behet me e shijshme. Por mundet fare mire te perdorni edhe karkaleca plotesisht te qeruar.
I japim shije me kripe dhe piper dhe i leme te gatuhen ne zjarr mesatar per maksimumi 10 minuta.

4
Kryer

Se fundi, e shuajme te gjithen me pak vere te bardhe, e ngreme zjarrin ne maksimum dhe e leme derisa alkooli te avulloje plotesisht.

5
Kryer

Presim domatet e vogla ne 4 pjese dhe i shtojme vetem ne momentin e fundit duke i lene te gatuhen per 2-3 minuta. Duam qe shija dhe copat e domateve te ndihen dhe jo te reduktohen ne salce apo puré.

6
Kryer

Ziejme raviolit ne uje me kripe per kohen e treguar ne paketim. I kullojme dhe i shtojme tek salca bashke me pak uje nga zierja.

7
Kryer

I shperndajme neper pjata dhe jemi gati per ti shijuar me pak lekure limoni te grire ne siperfaqe.

Youtube Video

Kek me karrota i shëndetshëm
previous
Kek me karrota i shëndetshëm
Njoki patatesh kremoze me fileto pule dhe kërpudha
next
Njoki patatesh kremoze me fileto pule dhe kërpudha
Kek me karrota i shëndetshëm
previous
Kek me karrota i shëndetshëm
Njoki patatesh kremoze me fileto pule dhe kërpudha
next
Njoki patatesh kremoze me fileto pule dhe kërpudha

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here