Përbërësit
-
...për makaronat:
-
200 gr miell 00
-
100 gr miell semola
-
3 vezënë temperaturë ambjenti
-
...për mbushjen:
-
300 gr gjizë kremoze pa kripë (ricotta)
-
400 gr spinaq i freskët
-
6 lugë gjelle djathë Parmiggiano Reggiano i grirë
-
1 vezë
-
kripë
-
piper i zi i sapobluar
-
vaj ulliri
-
...për ti dhënë shije:
-
2 lugë gjelle gjalp
-
5-6 gjethe sherebelë
-
djathë Parmiggiano Reggiano i grirë
Udhëzimet
Heren e kaluar i pergatita me kungull dimerak (receten e se cilave e gjeni ketu). Kesaj here vendosa te provoje nje kombinim me klasik dhe me shije me delikate, siç eshte ai i gjizes pa kripe (rikota) dhe spinaqit. Me pas i kalove ne tigan me gjalp te aromatizuar me sherebele te fresket, i sperkata me pak djathe parmixhano te grire, dhe nuk di tju them sesa komplimente mora!
Hapat
1
Kryer
|
BrumiPer te pergatitur raviolit me gjize dhe spinaq, fillimisht pergatisim brumin me veze: ne tavolinen e punes ose ne nje tas te madh hedhim 2 llojet e miellit te situr, i hapim nje grope ne mes dhe shtojme vezet lehtesisht te rrahura me pirun. E punojme brumin fillimisht me gishta duke bashkuar avash avash vezet me miellin qe gjendet rreth e qark derisa te formohet nje top brumi te cilin e punojme ne tavolinen e lyer me miell per te pakten 10 minuta derisa te rezultoje elastik. Ne rast se brumi rezulton pak i forte, shtojme 2 apo 3 luge uje te ngrohte, apo ne rast se rezulton pak i bute, shtojme edhe pak miell. E mbeshtjellim brumin me leter transparente dhe e leme te pushoje per 1 ore ne frigorifer. |
2
Kryer
|
MbushjaNderkohe pergatisim mbushjen: kaverdisim ne pak vaj ulliri spinaqin e pastruar dhe te grire holle, i vendosim kapakun dhe e leme derisa te avulloje i gjithe uji. E transferojme ne nje tas ne te cilin shtojme edhe rikoten, djathin e grire, vezen, pak kripe e piper te zi duke i perziere mire. E hedhim mbushjen ne nje qese pastiçerie dhe e leme menjane. |
3
Kryer
|
Kur brumi te jete gati, e ndajme ne dy pjese te barabarta dhe pjesen qe nuk e perdorim e mbeshtjellim serisht me leter transparente. Kjo per shkak se ne kontakt me ajrin, brumi thahet dhe formon nje kore te holle e cila e prish lemueshmerine qe duhet te kene makaronat. E vendosim gjysmen e brumit ne tavolinen e punes te lyer me miell krundesh dhe e hapim ne fillim me pellemben e dores, me pas me okllai te lyer me pak miell ne menyre qe te mos ngjise. |
4
Kryer
|
Me ndihmen e nje thike me maje te mprehte, e presim brumin ne drejtekendesha pak a shume me permasa 6cmx3cm. Vendosim nje luge te vogel mbushje me gjize dhe spinaq ne mes, i lyejme anet me uje dhe e palosim raviolin duke i shtypur mire anet ne menyre qe te eleminojme ajrin ne brendesi dhe mbushja te mos dal gjate gatimit. I japim forme raviolit duke perdorur nje rrote te dhembezuar per makarona (ose nje thike te mprehte). Me nje pjese brume duhet te dalin 8-10 ravioli. Procedojme ne te njejten menyre edhe me pjesen tjeter te brumit |
5
Kryer
|
Nderkohe, ne nje tigan shkrijme gjalpin ne zjarr te ulet dhe skuqim per 3-4 minuta gjethet e sherebeles. Pasi te kemi pergatitur te gjithe raviolit, i ziejme ne uje te bollshem me kripe per 4 minuta, i kullojme mire dhe i vendosim neper pjata. Siper i sperkasim me gjalpin e aromatizuar me sherebele dhe pak djathe te grire. I sherbejme menjehere zbukuruar me ndonje gjethe sherebele. |
6
Kryer
|
Ruajtja: ne akull per 1 muaj. |