Përbërësit
-
1 (200-250 gr) djathë Burrata
-
100 gr sallatë e përzierërukola, jeshile, spinaq etj
-
100 gr domate të vogla
-
1 lugë gjelle fara pishe
-
sipas dëshirës lule të ngrënshme
-
1 thelpi hudhër
-
për zbukurim borzilok i freskët
-
kripë
-
piper i zi i sapobluar
-
vaj ulliri
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Lajmë sallatën e përzierë dhe e thajmë mirë. Lajmë shumë mirë domatet e vogla nën ujë të ftohtë të rrjedhshëm dhe i ndajmë përgjysmë. I hedhim në një tas të vogël dhe i japim shije me kripë, piper, vaj ulliri, një thelpi hudhër të shtypur dhe disa gjethe borziloku. I lëmë të marinohen për 5-10 minuta. |
2
Kryer
|
Marrim një pjatë të cekët dhe hedhim në të sallatën mikser. Në mes vendosim djathin burrata të plotë dhe anash domatet qershizë (pa borzilokun dhe hudhrën). E zbukurojmë sallatën me lule të ngrënshme dhe fara pishe. I japim shije me vaj ulliri dhe uthull balsamike sipas dëshirës. |
3
Kryer
|
Këshillë:Kjo sallatë nuk mund të ruhet për më vonë. Burrata duke qenë një djathë shumë i freskët, në momentin që bashkohet me kripën dhe vajin e ullirit, duhet të konsumohet menjëherë! |