0 0
Briosh shtëpie

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
200 gr miell 00
50 gr miell Manitoba
150 gr gjalp
125 ml ujë
25 ml qumësht
30 gr sheqer
5 gr kripë
5 gr maja birre të thatë

Vlerat ushqyese të recetës

3 gr
Proteina
12 gr
Yndyrna
22 gr
Karbohidrate
212
Kalori për 1 briosh të vogël

Briosh shtëpie

Brioshët e bërë vet në shtëpi janë shumë më të shijshëm sesa ata të blerë. Sigurisht, nuk është një nga recetat më të thjeshta që keni pregatitur, por me pak vëmendje dhe përkushtim, ja u siguroj se do të mbeteni shumë të kënaqur me rezultatin!

Kuzhina::

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Është shumë e rëndësishme që dy përbërësit kryesor, mielli dhe gjalpi, të jenë të një cilësie shumë të mirë.

(Visited 375 times, 1 visits today)

Hapat

1
Kryer

PREGATISIM BRUMIN:

Vendosim në robotin e kuzhinës miellin 00, miellin manitoba, majanë e birrës dhe ujin. E punojmë brumin me shpejtësi mesatare për 5 minuta. Nëse nuk keni robot kuzhine, punojeni brumin me dorë në një tas të madh.
Shtojmë qumështin, kripën, sheqerin dhe vazhdojmë ta punojmë brumin edhe për 5 minuta të tjera derisa të shkëputet nga anët e enës dhe të rezultojë i butë dhe elastik.

I japim brumit formë sferike, e mbështjellim me qese kuzhine dhe e lëmë të vijë në temperaturë ambjenti për rreth 2 orë (brenda në furrën e fikur në mënyrë që të jetë larg korrenteve të ajërit), ose e fusim në frigorifer për gjithë natën.

2
Kryer

punojmë brumin:

Marrim gjalpin dhe e nxjerrim 10 minuta përpara nga frigoriferi. Pas 10 minutave, e vendosim midis dy letrave furre dhe e hapim në formë katrore me përmasa 15 cm.

Brumin e brioshëve e punojmë në tavolinën e punës të spërkatur me pak miell dhe e hapim me okllai në formë katrore me përmasa 40-50 cm (rreth 2 pëllëmbë).
Në mes të brumit vendosim gjalpin dhe e mbyllim në formë zarfi. E hapim me okllai vetëm gjatësore sërisht 2 pëllëmbë. E palosim 3 fish dhe e fusim në frigorifer të mbuluar me letër celofoni. Këtë proçedurë do ta përsërisim 3 herë, pra e nxjerrim nga frigoriferi, e hapim 40 cm gjatësore, e palosim 3 herë dhe e fusim sërisht në frigorifer. Herën e tretë e lëmë brumin për 4-5 orë në frigorifer.

3
Kryer

formojë brioshët:

Lyejmë me pak miell tavolinën e punës dhe e hapim brumin në formë drejtëkëndore 40 cm x 60 cm. I presim diagonalisht duke formuar trekëndësha, madhësia e së cilëve varet nga sa të mëdhenj i doni brioshët.
Çdo trekëndësh brumi e tërheqim lehtësisht nga maja, ndërsa në bazën e tij bëjmë një prerje në mes rreth 2 cm.

Vendosim mbushjen afër bazës së brioshëve dhe i rrotullojmë në vetvete. Mbushja mund të jetë nutella, çokollatë, reçel etj, apo i lëmë bosh. I vendosim një nga një brioshët në një tavë të veshur me letër furre me pak distancë midis tyre. I lëmë të vijnë brenda në furrën e fikur për rreth 1 orë e gjysme.

4
Kryer

Pjekim brioshët:

Pasi ka kaluar kjo kohë, i pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 25 minuta. Kujdes që gjatë pjekies mos ta hapim asnjëherë derën e furrës pasi brioshët do të shfryhen. Sipas dëshirës, para pjekies brioshët mund ti lyejmë me vezë të rrahur me pak qumësht. I shijojmë të ngrohtë.

Kek me avokado dhe çokollatë të zezë
previous
Kek me avokado dhe çokollatë të zezë
Kek me avokado dhe çokollatë të zezë
next
Sallatë me djathë Burrata dhe domate të vogla
Kek me avokado dhe çokollatë të zezë
previous
Kek me avokado dhe çokollatë të zezë
Kek me avokado dhe çokollatë të zezë
next
Sallatë me djathë Burrata dhe domate të vogla

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here