0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
500 gr panxhar të kuq
250 gr kos grek ose kos të trashë
1 qepë e vogël
2 thelpinj hudhër
1 dorë arra të qëruara
3 lugë gjelle uthull e kuqe rrushi
1 lugë çaji kripë
1 lugë gjelle majdanoz i freskët
1 lugë gjelle kopër e freskët
pak piper i zi i sapobluar

Vlerat ushqyese të recetës

11 gr
Proteina
10 gr
Yndyrna
18 gr
Karbohidrate
196
Kalori për person
Sallatë me panxhar dhe kos

Sallatë me panxhar dhe kos

Karakteristikat::
  • Pa gluten
  • Vegjetariane
Kuzhina::

A mund të ketë një sallatë më të shëndetshme dhe të shijshme se kjo? Shumë e thjeshtë për tu pregatitur, me përbërës të freskët, të lirë dhe të stinës! Për të gjithë ata që nuk e preferojnë panxharin, kjo sallatë do tju bej të ndryshoni mendim!

  • 30 min
  • Shërbehet per 4 pers.
  • E thjeshtë

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Panxhari i kuq është i pasur me fibra, acid folik dhe vitaminë C, dhe duke e bashkuar me kosin grek, erëza dhe arra, nuk do te ketë atë shijen e dheut që nuk e pëlqejmë. Provojeni dhe do më jepni të drejtë!

Hapat

1
Kryer

Pastrojmë panxharin duke i hequr vetëm gjethet jeshile, i lajmë mirë dhe i ziejmë të paqëruar në 2 litër ujë, 1 lugë uthull dhe 1 lugë çaji kripë. Panxhari është gati kur arrijmë të futim lehtësisht pirunin në të, 30-40 minuta.

2
Kryer

Presim hollë qepën dhe hudhrat, i bashkojmë në një tas me kosin grek, erëzat, 2 lugë gjelle uthull, pak kripë, pak piper dhe arrat (mbajmë disa mënjanë për zbukurim).

3
Kryer

Kur panxhari është zierë, e lëmë të ftohet plotësisht, më pas e qërojmë dhe e presim në kubik sipas dëshirës. E bashkojmë me salcën me kos dhe e lëmë të marinohet për të paktën 30 minuta. E shërbejmë të spërkatur me disa arra sipër.

Djathë i bardhë i pjekur
previous
Djathë i bardhë i pjekur
Fileto gjeli deti në salcë agrumesh dhe mjaltë
next
Fileto gjeli deti në salcë agrumesh dhe mjaltë
Djathë i bardhë i pjekur
previous
Djathë i bardhë i pjekur
Fileto gjeli deti në salcë agrumesh dhe mjaltë
next
Fileto gjeli deti në salcë agrumesh dhe mjaltë

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here