0 0
Supë me vezë dhe limon

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
500 gr gjoks pule me lëkurë
1 qepë
1 karrotë
1 degë selino
1,5 litër ujë
1 filxhan çaji oriz kokërrumbullakët
100 gr gjalp
2 vezë
1 limon (lëngu)
spec i kuq djegës
majdanoz i freskët

Vlerat ushqyese të recetës

32 gr
Proteina
34 gr
Yndyrna
31 gr
Karbohidrate
564
Kalori për racion

Supë me vezë dhe limon

Karakteristikat::
  • Pa gluten
Kuzhina::

Supa me oriz, vezë dhe limon, aq e njohur nga të gjithë shqiptarët, në të vërtetë ka origjinë greke. Emri i saj origjinal është Avgolemono e cila do të thotë pikërisht vezë dhe limon. Kjo recetë përmban copëza të vogla mishi pule, sasia e të cilave mund të shtohet apo të pakësohet sipas dëshirës.

  • 60 Min
  • Shërbehet per 4 pers.
  • E thjeshtë

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Hapat

1
Kryer

Pregatisim lëngun e pulës:

Në një tenxhere vendosim për tu zierë gjoksin e pulës, ujin, qepën, karrotën, selinon dhe kripën. Perimet i presim në dy apo katër pjesë, pasi do të na shërbejnë vetëm për ti dhënë shije lëngut. Kur të gjitha të kenë marrë valë, heqim shkumën që formohet në sipërfaqe dhe vazhdojmë gatimin në zjarr të avashëm për 30-40 minuta.

Heqim gjoksin e pulës nga zjarri dhe e lëmë në një anë që të ftohet. Kullojmë lëngun e pulës dhe e hedhim në një tenxhere të pastër (perimet mund ti konsumoni si sallatë, me pak kripë, vaj ulliri e limon nëse preferoni).

2
Kryer

Pregatisim supën:

Tek lëngu i pulës shtojmë orizin dhe e ziejmë për rreth 20 minuta, apo derisa të zbutet. E heqim nga zjarri duke i shtuar mishin e pulës të prerë në copa të vogla (me dorë ose thikë).

Në një tas të madh rrahim vezët me pak kripë dhe i hollojmë me 1 gotë të madhe ujë të ftohtë duke i përzierë shumë mirë. Ja shtojmë supës të cilën e kemi vendosur në zjarr të avashëm duke e përzierë vazhdimisht edhe për 5 minuta.

3
Kryer

Në momentin e servirjes e spërkasim me pak spec të kuq të bluar, apo sipas dëshirës me gjalp të shkrirë, majdanoz të freskët, lëng limoni etj.

Featured Image
previous
Kompekaj
Supë me bizele
next
Supë me bizele
Featured Image
previous
Kompekaj
Supë me bizele
next
Supë me bizele

8 komente Fsheh komentet

Uaaa, greke na qenka kjo receta!
Une e kam servirur gjithmone si specialitet shqiptar. Nejse, greket na e kane kopjuar, me siguri! 😛 🙂

Nuk e di, po per mua 40 min per te zjere gjoksin e pules me duket nje cik si sh… mgjthse shoh qe ketu u zjeka i plote. Atehere po, ndoshta, se une jam tip qe coku i copetoj qe ne fillim gjerat, se me merr gatimi me pak kohe keshtu.
Une i bie me shkurt: e pres mishin ne copa te vockla qe ne fillim dhe e ve te zjeje nja 10 min, pastaj i hedh orizin qe te zjejne bashke… e gjithe, gjithe per 30 min kam mbaruar pune.

Edhe 3 kokrra veze e 2 limone per 1 liter uje, nuk e di, po per mua jane sh. Ndoshta jep efekt akoma dhe me te trashe keshtu, duke u nisur nga fotoja.

Nejse, une e bej alla shqiptarce, me nje limon e shumta dy veze. Kush e do pastaj me me sh limon e hedh vet ne pjate. 🙂

Ke te drejte Olivia dhe mua me duket shume 40min te ziej gjoksi i pules.Po per vezet dhe limonin varet nga ne sa mund te hedhim.Dhe une e bej ndonje here dhe me pelqen.Nuk e dija qe qenka gjelle Greke nejse ne popujt e Ballkanit kemi ngjashmeri ne recetat e gatimit.

E ç’rendesi ka eshte recete greke apo shqiptare.
Rendesi ka nese ju pelqen gatuajeni dhe shijoheni.Me duken pa vend keto komente se i bie te bejme politike dhe per menyren si ushqehemi.

Eh se u hutova pak me pare,dua tiu komplimentoj per site-n tuaj.Eshte me te vertete i mrekullueshem.Ju falenderoj se kam perdite dicka te re per te gatuar per familjen time.E vetmja gje qe dua tiu sygjeroj eshte te regjistroni dhe receta arabe.jane ushqime pak a shume qe na pershtaten dhe kane nje shije te mrekullueshme… kjo nuk eshte nje detyrim thjesht nje sugjerim 🙂 Flm.

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here