1 0
Takos të shpejtë

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
Perberesit per 10 takos:
10 pite misri të forta
500 gr salçiçe e freskët
3 lugë gjelle salcë domatesh
spec i kuq djegës
spec i kuq i ëmbël
piper i zi i sapobluar
..per salcen me avokado (guakamole):
1 avokado e pjekur
1 domate
1 qepë e njomë
1/2 limon jeshil (lëngu)
1/2 tufe koriandër e freskët
2 lugë gjelle vaj ulliri
......per salcen me kos:
3 lugë gjelle salcë kosi
1 lugë gjelle kos
1/2 limon jeshil (lëkura)

Vlerat ushqyese të recetës

28 gr
Proteina
45 gr
Yndyrna
41 gr
Karbohidrate
651
Kalori për racion

Takos të shpejtë

Karakteristikat::
  • Pa gluten
Kuzhina::

Nese ju pelqen kuzhina meksikane apo ajo tex-mex, mos e lini pa provuar kete recete te shijshme dhe shume te thjesht per tu pregatitur.

  • 15 min
  • Shërbehet per 4 pers.
  • E thjeshtë

Përbërësit

  • Perberesit per 10 takos:

  • ..per salcen me avokado (guakamole):

  • ......per salcen me kos:

Udhëzimet

Share

Tako (taco) eshte nje pjate tipike meksikane e perbere nga nje lloj pite misri e cila mund te jete krokante ose e bute (soft shell/hard shell). Ndryshe nga tortija (tortilla) e cila ka nje dimension me te madh, tako eshte me vogel ne diameter, afersisht 20cm. Mbushja mund te behet me mish, pule, peshk, fruta deti apo vegjetariane. Zgjidhni perberesit qe i pershtateten me se miri shijes se familjes suaj. Me poshte po ju tregoj variantin tim:

Hapat

1
Kryer

Pregatisim perberjen me salçiçe duke eleminuar lekuren e holle qe i rrethon dhe duke i ndare ne copa te vogla. I vendosim ne tigan ne zjarr te larte pa vaj dhe fillojme ti shtypim me dhembet e nje piruni derisa te ndryshojne ngjyre, te leshojne yndyren e tyre dhe te skuqen. Shtojme salcen e domateve, specin e kuq djeges, specin e kuq te embel, piperin e zi dhe i heqim nga zjarri duke i vendosur ne nje tas.

2
Kryer

Pregatisim salcen me avokado: shtypim avokadon e bute me dhembet e nje piruni, shtojme domaten e prere ne copa te vogla, qepen e njome te prere holle, lengun e limonit jeshil, koriander te grire holle dhe pak vaj ulliri duke i perziere shume mire.

3
Kryer

Pregatisim salcen me kos: perziejme ne nje ene salcen e kosit me kosin dhe lekuren e limonit jeshil.

4
Kryer

Marrim pitet e misrit te gatshme dhe i mbushim ne fillim e nje luge gjelle salçiçe, nje luge çaji salce me avokado dhe pak salce me kos.

Biskota me mollë
previous
Biskota me mollë
Supë krem me thjerrëza
next
Supë krem me thjerrëza
Biskota me mollë
previous
Biskota me mollë
Supë krem me thjerrëza
next
Supë krem me thjerrëza

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here