0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
...për 15 toptha kokosi:
1 e 1/2 filxhan çaji arrë kokosi e grirë
1 filxhan çaji qumësht të kondesuar (Panda)
15 kokrra bajame

Vlerat ushqyese të recetës

2 gr
Proteina
6 gr
Yndyrna
16 gr
Karbohidrate
120
Kalori për një topth kokosi
Toptha kokosi (Raffaello të bëra në shtëpi)

Toptha kokosi (Raffaello të bëra në shtëpi)

I keni parasysh çokollatat Raffello Ferrero me arrë kokosi dhe bajame? Me vetëm 3 përbërës mund ti pregatisni vet në shtëpi dhe ti shijoni në çdo moment të ditës për ta ëmbëlsuar atë! Arrë kokosi të grirë, qumësht të kondesuar (ose panda) dhe bajame... ju a siguroj se do të jenë më të mira se ato të blerat!

Karakteristikat::
  • Pa gluten
Kuzhina::

Përbërësit

  • ...për 15 toptha kokosi:

Udhëzimet

Share

Toptha kokosi (Raffaello të bëra në shtëpi)

Hapat

1
Kryer

Për pregatitjen e kësaj recete, bajamet duhet të jenë të pjekura. Nëse i kemi të qëruara nga lëkura, por të papjekura, i pjekim në 180°C për 5 minuta duke i përzierë shpesh derisa të marrin ngjyrë lehtësisht të artë.

Në rast se i kemi të paqëruara, pra me lëkurë veprojmë në këtë mënyrë: Vendosim një tenxhere me ujë në zjarrë dhe e çojmë ujin në vlim. Sapo uji të filloj të ziejë, e heqim nga zjarri dhe zhysim bajamet me gjithë lëkurë duke i lënë 5 minuta. I vendosim në një letër kuzhine dhe i thajmë mire. I qërojmë bajamet nga lëkura dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 5-7 minuta duke i përzierë shpesh.

2
Kryer

Përziejmë mirë 1 filxhan çaji arrë kokosi me qumështin panda. E ndajmë "brumin" në 15 toptha, në mes të së cilëve vendosim nga një bajame të pjekur. I japim formë rrethore me dorë dhe i kalojmë në arrë kokosi të grirë. I lëmë në frigorifer për minimumi 30 minuta përpara se ti konsumojmë, akoma më mirë gjithë natën.

Petulla patatesh (Rösti)
previous
Petulla patatesh (Rösti)
Tavë me lakra brukseli dhe proshutë
next
Tavë me lakra brukseli dhe proshutë
Petulla patatesh (Rösti)
previous
Petulla patatesh (Rösti)
Tavë me lakra brukseli dhe proshutë
next
Tavë me lakra brukseli dhe proshutë

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here