Përbërësit
-
...për kremin e avokados:
-
1 avokado e pjekur
-
1 dorë borzilok i freskët
-
1 thelpi hudhër
-
1 lugë gjelle fara pishe
-
1 lugë gjelle salcë tahini
-
1/2 lëng limoni
-
kripë
-
... për kërpudhat:
-
250 gr kërpudha Champignon
-
1 thelpi hudhër
-
1 lugë gjelle fara pishe
-
2 lugë gjelle vaj ulliri
-
...për tostin:
-
4 bukë në feta
-
pak spec i kuq djegës
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Për kremin e avokados:Në mikser vendosim avokadon në copa të vogla, borzilokun, hudhrën, farat e pishës, tahinin, lëngun e limonit dhe pak kripë. Shtojmë 2 lugë ujë sa për ta bërë salcën kremoze dhe i grijmë të gjitha bashkë. |
2
Kryer
|
Për kërpudhat:I presim kërpudhat në feta jo shumë të holla dhe i kavërdisim në vaj ulliri bashkë hudhrën e grirë hollë. Shtojmë farat e pishës dhe i gatuajmë derisa të zbuten, 5-10 minuta. |
3
Kryer
|
Pregatitja e tostit:Thekim bukën, e lyejmë në fillim me kremin e avokados, vendosim sipër fetat e kërpudhave, e spërkasim me lëng limoni dhe i hedhim pak spec të kuq djegës (sipas dëshirës). |