Përbërësit
-
4 vezë
-
100 gr djathë i bardhë
-
4 fileto cironka
-
1 spec i kuq i pjekur
-
3 lugë gjelle vaj ulliri
-
2 lugë gjelle majdanoz i freskët
-
kripë
-
piper i bardhë
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Vendosim për tu zierë vezët për rreth 7 minuta dhe më pas i kalojmë nën ujë të ftohtë për të përshpejtuar ftohjen e tyre. I heqim lëvozhgën, i presim në gjysmë, nxjerrim të verdhën e vezës dhe e thërrmojmë imët me duar. Presim djathin e bardhë në kubik të vegjël dhe të njëjtën gjë bëjmë edhe me specin e kuq, majdanozin dhe filetot e açuges. |
2
Kryer
|
I vendosim në një enë të gjithë përbërësit duke i përzierë me kujdes dhe shtojmë vajin e ullirit, piperin e bardhë dhe pak kripë (duhet të kemi parasysh që përbërja është vetë e kripur për shkak të açugeve).Mbushim zgavrat e vezëve të ziera me masën e përftuar dhe i vendosim në frigorifer në një enë me kapak për të paktën një orë. Në momentin e servirjes i vendosim mbi një pjatë të cilën e kemi shtruar me sallata të ndryshme apo ullinj. |
3
Kryer
|
*Këshillë:Në vend të specave të kuq të pjekur, mund të përdorim ato turshi duke e bërë përbërjen pak të thartë. Në rast se përdorim specat nën vaj, duhet të kemi kujdes të zvogëlojmë sasinë e vajit të ullirit! |
8 komente Fsheh komentet
cfare jane filetot e acuges?ku mund te blehen?
Fileto Acuge jane fileto peshku tune.
Filetot e acuges jane fileto sardele te vogla nen vaj apo nen kripe.
Per Vit te ri i bera keshtu vezet ishin shume te mira.
Filetot e acuges jane anchovies (ne anglisht) jo tuna.
cfare jane filetot e acuges ju lutem?
Keto jane me te vertete te shkelqyera, sa here qe kemi ndonje darke familjare i pregatis me shume kenaqesi 🙂
Bravo ju qofte…