0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
170 gr miell 00
130 gr gjalp në temperaturë ambjenti
70 gr sheqer pluhur
1 e bardhë veze
pak vanilje
pak kripë

Vlerat ushqyese të recetës

1 gr
Proteina
4 gr
Yndyrna
8 gr
Karbohidrate
74
Kalori për biskotë
Biskota daneze me gjalp

Biskota daneze me gjalp

Karakteristikat::
  • Vegjetariane
Kuzhina::

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Keto biskota kaq te shijshme nuk mund te mos i keni provuar qofte edhe nje here ne jeten tuaj! Kane nje shije te shkelqyer, e cila vjen si pasoje e 30% gjalp qe permbajne. Mund te shijohen fare mire ne mengjes me nje gote qumesht, çaj apo edhe vetem kur gjendeni ne shoqerine e nje filmi te bukur. Receta e meposhtme eshte ajo qe i perafrohet me shume origjinales, per te cilen duhet perdorur detyrimisht gjalp i cilesise me te larte qe gjendet ne treg.

(Visited 277 times, 1 visits today)

Hapat

1
Kryer

Parapregatitje: Nxjerrim gjalpin nga frigoriferi dhe e leme ne temperature ambjenti per te pakten 5 ore (ose e nxjerrim ne mbremje dhe biskotat i pregatisim te nesermen).

2
Kryer

Ne nje ene vendosim gjalpin tashme te zbutur me sheqerin pluhur, vaniljen dhe i perziejme me ndihmen e nje mikseri me shpejtesi maksimale per pak minuta.

Ne nje tas tjeter, rrahim te bardhen e vezes derisa te formohet nje mase e qendrueshme, e bashkojme me perberjen e mesiperme dhe vazhdojme perzierjen edhe per pak caste. Ne kete moment shtojme miellin e situr, pak kripe dhe i perziejme serisht derisa te formohet nje brum kremoz.

3
Kryer

E leme te pushoje ne kete menyre per te pakten gjysme ore ne frigorifer dhe pasi te kaloj kjo kohe, i japim biskotave formen qe deshirojme (eshte me mire nese formojme me to sfera te vogla te cilat i shtypim ne mes) dhe i pjekim per rreth 10-12 minuta ne temperature 160grade derisa te ngurtesohen, por jo te marrin ngjyre ne siperfaqe.

4
Kryer

*Keshille: Ne menyre qe biskotat te mos rezultojne te papjekura ne brendesi, mundohuni te mos i beni shume te trasha. Shija gjithsesi eshte e njejte!

Makarona flutur me salçiçe, kungull dhe djath bebe
previous
Makarona flutur me salçiçe, kungull dhe djath bebe
Featured Image
next
Makarona spageti të gustatorit
Makarona flutur me salçiçe, kungull dhe djath bebe
previous
Makarona flutur me salçiçe, kungull dhe djath bebe
Featured Image
next
Makarona spageti të gustatorit

14 komente Fsheh komentet

nuk e di,por me duket pak koha 10-12 min per tu pjekur,ndoshta kam bere ndonje gabim me masat,apo si?mu desh kohe me e gjate per pjekjen.GJithsesi shume shume te mira,me pelqeu shume kjo recete:)

un nuk i kam ber po i kam bler te gacme ne dyqan edhe jan me te vertet shum shum te shishme…aq shum sa gjej ne ofert mar 3 kuti …te keshillushme x tu provuar te pakten nje her…

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here