0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
1 kg miell 00
600 ml ujë i ngrohtë
6 lugë gjelle vaj ulliri
1 kubë = 25 gr maja birre e freskët ose 7 gr e thatë
2 lugë të vogla kripë
2 lugë të vogla sheqer

Vlerat ushqyese të recetës

26 gr
Proteina
23 gr
Yndyrna
193 gr
Karbohidrate
1100
Kalori për racion
Brumi bazë i picës

Brumi bazë i picës

Të pregatitesh vetë një picë në shtëpi, nuk është shumë e vështirë, përkundrazi! Duhet pak kohë dhe mbi të gjitha pak përbërës nga të cilët miell, ujë, maja birre, vaj dhe kripë.

Kuzhina::

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Gjëja më e rëndësishme është të fillohet pregatitja e brumit të paktën disa orë përpara se pica të futet në furrë. Në këtë mënyrë do të realizojmë një picë të hollë si në piceri, apo pak më të trashë si picat “al taglio”. Le të shohim së bashku se cilat janë hapat që ndiqen.

Hapat

1
Kryer

Pregatitja e brumit:

Sitim miellin në tavolinën ku do të punojmë brumin dhe i hapim një gropë në mes ku do të hedhim të gjithë përbërësit e tjerë.

Marrim dy gota qelqi; në njërën hedhim 300 ml ujë të ngrohtë, shtojmë sheqerin, majanë e birrës të freskët ose të thatë dhe i përziejmë me gishta derisa të shkrihen plotësisht. Tek gota tjetër hedhim 300 ml ujë të vakët dhe shtojmë kripën derisa edhe ajo të shkrijë komplet.

Hedhim gotën e parë me ujë dhe maja tek mielli, shtojmë vajin e ullirit, shtojmë përmbajtjen e gotës së dytë me ujë dhe kripë dhe e punojmë shumë mirë brumin me të dyja duart. Mbajmë gjithmonë pranë vetes pak miell dhe ujin e ngrohtë të mbetur të cilët do ti shtojmë herë pas here derisa brumi të ketë arritur trashësinë e duhur; duhet të jetë i butë, elastik dhe të mos ngjisi në duar.

2
Kryer

Ardhja e brumit:

Lyejmë një tas të madh me miell dhe vendosim në të brumin duke e mbuluar me një pecetë të pastër. E lëmë të vijë derisa të dyfishojë vëllimin e tij. Mund ta vendosim në një vend të ngrohtë larg rrymave të ajrit, psh brenda në furrën e fikur. Duhen të paktën 1 orë e gjysmë, apo edhe 2 orë që brumi të dyfishohet.

Pasi ka kaluar kjo kohë, e ndajmë brumin në 4 pjesë të barabarta dhe i vendosim në tavolinën e lyer me miell sipër një letër furre (kështu e kemi më të lehtë ta transferojmë direkt në tavë). Preferohet që brumi të hapet me dorë, në rast se vërtetë e keni të vështirë, përdorni okllainë.

3
Kryer

Mbushja e picës:

I mbushim picat me çfarë të dëshirojmë:
Margerita (me domate, mocarela dhe borzilok)
Romana (me domate, mocarela, cironka dhe rigon)
Napoletana (me domate, mocarela, cironka, kaperi dhe rigon)
me proshutë, salçiçe, peshk ton etj etj.

4
Kryer

Pjekia e picës:

Gradojmë furrën ne 250°C. Furra duhet të jetë shumë e nxehtë kur të pjekim picën. E lyejmë me salcë domatesh dhe e pjekim për 8 minuta. Shtojmë përbërësit e tjerë (proshutë, ullinjë, salçiçe etj) dhe e pjekim akoma edhe për max 3 minuta. E nxjerrim nga furra, e presim dhe e shërbejmë.

Copëza pule të pjekura krokante
previous
Copëza pule të pjekura krokante
Rizoto milanez (me shafran)
next
Rizoto milanez (me shafran)
Copëza pule të pjekura krokante
previous
Copëza pule të pjekura krokante
Rizoto milanez (me shafran)
next
Rizoto milanez (me shafran)

59 komente Fsheh komentet

@Ganimete, zakonisht me keto permasa del nje tave e madhe katrore nga ato qe kane furrat brenda: pra per 4-5 vete.

si duhet me bo brumin e pices per 1 person edhe a bon me bo pa birre ?

aldonisa, ajo qe ju keni kerkuar behet:
do maresh brumin qe ke pergatitur ( si ajo receta me larte) do e hapesh te holle, munsd ta cposh ne siperfaqe me majen e thikes (nja 10 cpime) hidhet krip , vaj , rigon . dhe piqet. pastaj haje me djath tbardh , domate , dhe yhyyyy ca te duash ti 😉

Rina , beje dhe me maja birre. pa merak (ajo nuk eshte me alkol , nqs ju nuk e pini alkoni ska problem qe te perdorni maja birre ) rrespekte

@Nora, maja ose ndryshe tharme, sherben per te fryre brumin nderkohe qe ai pushon ne nje vend te ngrohte dhe larg korrenteve te ajrit.

mira eshte e thjeshte zmr 🙂 duhet te jesh e dobishme per kete gje 😉

Une kam nje pyetje, nuk di cka eshte maje birre dhe si me e gjete, tjetra nese perdorim maje te thate buke sa duhet me perdor sasia?

Obobobo shum te lodhura jeni dukeni qe sjeni amvise e keni te sqaruar po praseprap skuptoni pyetjet e njejta

Pershendetje, shum te mira recetat por po me duhet te di per sa kohe te pjekim picen dhe ne sa grade?

Pica piqet ne 250 Grad ose Maximum dhe mund te shkoj rreth 20 , 25 , 30 minuta

Sa eshte madhesia e nje pice normale dhe sa gramatur duhet te hedhim djath, sallam etj

@elvira, madhesia e picave varion nga madhesia e taves ne te cilen ti e gatuan, por pergjithesisht per nje person nevojitet rreth 250gr brume pice. Ndersa sasia e djathit, proshutes etj varion nga preferencat e gjithesecilit, nuk ka nje gramatur egzakte!

Picat jane gatime shume te shijshme, por ce do jo te gjithe dine ti gatuajne ashtu sic gatuhen neper restorante. Per receten shume e thjeshte dhe e mire.

Shume bukur ju pergezoj per faqen, vetem se dua te ju pyes une nuk jam nga Shqiperia, kur e keni shkruar 2 kubeti maja birre cfare keni menduar me fjalen kubeti?
Ju lutem me tregoni, cdo te mire

Ju pergezoj per receten, por edhe un si Albiona po ju pyes cfare do te thoni me 2 kuba maje birre, ju lutem me ktheni pergjigje.

@Jola, majane e birres e gjen ne forme te thate, pra pluhur, ose ne formen e kubave qe eshte majaja e fresket. Nje kub maja birre ka zakonisht 25gr.

Kjo recete eshte e sakte por une brumit i hedh dhe pak qumesht dhe nje koker veze (sigurisht duke pakesuar sasin e ujit) kur e gatuaj per familjaret e mi.

Emm very nice. Sot e gatova dhe me te njejtit perbers emmmm shume e shijshme

Po nese mbetet brume i pergatitur i pices a mund te perdoret perseri te nesermen?

@Artemisa, jo nuk mund ta perdoresh. Duke qene se brumi ka ne perberjen e tij maja birre, atehere ai do te thartohet dhe pica do te behej e pangreneshme.

@Anonym, ne pergjithesi nje luge e vogel plot me kripe permban rreth 8gr, keshtuqe i bie pak me shume se dy luge te vogla plot.

nese perdorim maja te thate( pluhur) sa duhet te perdorim per 500 gr miell? po patet mundesi te ma thoni duke marre si mase lugen dhe jo gr pasi skemi peshore.

Bravo per receten eshte e thjesht dhe shum e shishme.
faleminderit se na ndihmoni te gatuajm sa me mire

Komplimente per receten shum e thjesht dhe e mir.
flm se na ndihmoni te gatuajm sa me mire

Pershendetje mund te me thuani se sa duhet lene brumi qe te fryhet ? po nese bejm 8 kile brum ?

@derin, aq sa te shohesh se ka dyfishuar vellimin e tij, e njejta gje vlen edhe per 8kg, vetem se do te duhet nje kohe me e gjate.

shume recet e thjesht dhe e mir ju falenderoj qe na ndihmoni te gatuajm sa me mir dhe shendetshem☺

Une them qe nese doni brum pizzash te shendetshem edhe te shijshen provojeni pregaditeni sot per neser (y)

Komentet jane te ndaluar.

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here