Përbërësit
-
600 gr brumë byrekusipas recetës më lartë
-
...për mbushjen:
-
800 gr gjizë me kripë
-
4 vezë
-
2 lugë gjelle gjalp
-
1 lugë çaji nenexhik
Udhëzimet
Është shumë e vështirë që këtu në Gjermani të gjesh produkte që shijojnë aq shumë sa në Shqipëri. Hera e parë që gjeta gjizë që i afrohej pak në shije… rezultati doli fantastik!
Si fillim, pregatisim brumin e byrekut sipas recetës që do ta gjeni këtu. Me këto përmasa del një byrek me madhësinë e tavës katrore të furrës.
Hapat
1
Kryer
|
Pregatisim brumin e byrekut sipas recetës më lartë dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta. |
2
Kryer
|
Pregatisim mbushjen:Rrahim vezët me pak kripë (nëse gjiza është e kripur, mos shtoni kripë më tepër). Shtojmë gjizën dhe i përziejmë mirë. I japim shije në fund edhe me pak nenexhik të freskët ose të thatë. |
3
Kryer
|
Lyejmë tavën e byrekut me pak gjalp në fund ose shtrojmë letër furre. Vendosim në fund 6 petë byreku, shtojmë gjysmën e mbushjes me gjizë dhe vezë, 3 peta të tjera, gjysmën tjetër të mbushjes, dhe sipër 6 petët e fundit. |
4
Kryer
|
Palosim anët në mënyrë që të mos dalë mbushja gjatë pjekies dhe e pjekim byrekun në 200°C për 50-60 minuta. Pas pjekies sipërfaqen e lagim me pak ujë dhe e mbulojmë me pecetë të pastër. E lëmë të pushojë 10-15 mintua përpara se ta presim. |