Udhëzimet
Domatet e vogla, ose ndryshe domatet qershize, perveçse mund te shijohen ne sallate apo te gatuhen me makarona, mish e peshk, mund edhe te mbushen me salca te ndryshme e te piqen ne furre. Nuk ka nevoje te merreni shume me zbukurimin e tyre, sepse efekti viziv eshte gjithesesi fantastik! Me poshte po ju japim dy kombinime teper te shijshme: me salce pesto dhe krem ulliri.
Per 10 domate qershize
…me salce pesto
- 4 luge gjelle gjize pa kripe (rikota)
- 1 luge gjelle salce pesto xhenovez
- 1 luge gjelle stika pishe
- pak borzilok te fresket te grire holle
…me krem ulliri
- 10 ullinj pa berthame (nese jane ullinj te zinj grek akoma me mire)
- 4 luge gjelle salce kosi
- kripe
Lajme domatet, i presim kapelen dhe e pastrojme nga farat dhe tuli me ndihmen e nje luge te vogel. I vendosim permbys ne nje pjate te shtruar me letra kuzhine qe te humbasin lengun e tyre per rreth 30 minuta.
Me pesto: Perziejme te gjithe perberesit e mesiperm dhe mbushim me kete mase domatet. I pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per 15 minuta.
Me krem ulliri: Grijme ne mikser ullinjte dhe i perziejme me salcen e kosit dhe pak kripe. Mbushim me kete mase domatet dhe i sherbejme.