0 0
Fileto pule me salcë mustarde

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
6-8 copë fileto pule
4 thelpinjë hudhër
100 ml krem pana për gatim
100 ml lëng perimesh
1 gotë verë e bardhë
2 lugë gjelle mustardë
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle gjalp
kripë
piper i zi i sapobluar

Vlerat ushqyese të recetës

31 gr
Proteina
17 gr
Yndyrna
3 gr
Karbohidrate
326
Kalori për racion

Fileto pule me salcë mustarde

Karakteristikat::
  • Pa gluten

Receta më poshtë është një mënyrë shumë e shijshme për të gatuar fileto pule kremoze dhe pak pikante në vetëm 30 minuta.

  • 30 min
  • Shërbehet per 4 pers.
  • E thjeshtë

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Hapat

1
Kryer

I vendosim filetot e pulës midis dy letrave furre dhe i rrahim me ndihmën e një çekiçi kuzhine. I kriposim dhe piperosim nga të dyja anët.

2
Kryer

Në një tigan të madh, shkrijmë gjalpin në zjarr mesatar, shtojmë vajin e ullirit dhe i gatuajmë filetot nga të dyja anët për pak minuta derisa të kenë marrë ngjyrë të artë. I heqim nga tigani dhe i vendosim në një pjatë ose tas të mbuluar në mënyrë që ti mbajmë të ngrohta.

3
Kryer

Grijmë thelpinjtë e hudhrës shumë hollë dhe i kavërdisim për 1 minutë në të njëjtin tigan në yndyrën e mbetur, e shuajmë përbërjen me verën e bardhë dhe e lëmë të gatuhet derisa masa të përgjysmohet, dmth të avullojë i gjithë alkooli.

4
Kryer

Shtojmë mustardën, kremin pana, lëngun e perimeve dhe i përziejmë mire. Shtojmë filetot e pulës dhe i gatuajmë në zjarrë të ulët për 5-10 minuta derisa të marrin shije dhe salca të trashet paksa.

I shërbejmë filetot e pulës me salcën e mustardës të shoqëruara me sallatë jeshile dhe pure patatesh.

Byrek me spinaq
previous
Byrek me spinaq
Karkaleca të freskët apo të ngrirë?
next
Karkaleca të freskët apo të ngrirë?
Byrek me spinaq
previous
Byrek me spinaq
Karkaleca të freskët apo të ngrirë?
next
Karkaleca të freskët apo të ngrirë?

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here