0 0
Kallamar me hudhra dhe limon

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
1 kg kallamarë të pastruar
4 thelpinj hudhër
1 gotë verë e bardhë
100 gr gjalp
1 lugë gjelle vaj ulliri
1/2 tufe majdanoz i freskët
1 limon (lëngu)
1 lëkurë e grirë limoni
kripë
piper i zi i sapobluar

Vlerat ushqyese të recetës

39 gr
Proteina
27 gr
Yndyrna
10 gr
Karbohidrate
492
Kalori për racion

Kallamar me hudhra dhe limon

Karakteristikat::
  • Pa gluten

Kallamarët me hudhra dhe limon janë një gatim i lehtë për t’u realizuar dhe një pjatë e dytë shumë e shijshme për ata të cilët këtë lloj peshku nuk duan ta shijojnë vetëm të skuqur.

  • 20 Min
  • Shërbehet per 4 pers.
  • E thjeshtë

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Hapat

1
Kryer

Kallamarët të cilët i kemi pastruar më parë, i ndajmë në dy pjesë duke i prerë në mënyrë gjatësore. I vendosim në një tigan në të cilin kemi tretur gjalpin dhe vajin e ullirit, dhe i skuqim për pak minuta bashkë me hudhrat e shtypura. Shtojmë verën e bardhë derisa të avullojë, më pas shtojmë lëkurën dhe lëngun e limonit, majdanozin e grirë, kripën dhe piperin. I lëmë të gatuhen akoma dhe pak minuta dhe kur të jenë gati i vendosim në një pjatë të cekët të zbukuruar me sallatë të ndryshme (selino, majdanoz, sallatë jeshile, qepë etj) dhe i shërbejmë të ngrohta.

Të drejtat e imazhit i përkasin: http://www.seasaltwithfood.com/

Reçel ftoi
previous
Reçel ftoi
Sepie me bizele
next
Sepie me bizele
Reçel ftoi
previous
Reçel ftoi
Sepie me bizele
next
Sepie me bizele

2 komente Fsheh komentet

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here