Udhëzimet
Prodhimet e detit kane nje shije fantastike kur jane te fresketa. Por a jane realisht produktet qe shohim ne ekspozitorin e peshkut “te fresketa”? Sa here edhe ju ashtu si une ja keni bere vetes kete pyetje? Me mire karkaleca te fresket apo te ngrire?
Me poshte po ju listojme 4 arsye, pse duhet te preferoni karkalecat e ngrire:
Hapat
1
Kryer
|
CilesiaKy eshte faktori kryesor qe duhet te keni parasysh, sepse zakonisht egziston nje ide e gabuar qe te blesh karkaleca te fresket eshte me mire. Karkalecat realisht te fresket, kane nje jetegjatesi shume te shkurter, disa ditore. Kur mendojme qe po blejme karkaleca te fresket, faktikisht po blejme karkaleca te ngrire te cilet jane shkrire nje apo dy dite perpara se te dalin ne treg. Ndersa, kur blejme karkaleca te ngrire, proçesi i ngrirjes ka ndodhur menjehere sapo ato jane kapur ne det. Shume prej nesh e kane te pamundur te blejne karkaleca qe sapo jane kapur ne det (nese ju mundeni, atehere jeni me fat!), per kete arsye preferoni ata te ngriret! |
2
Kryer
|
ÇmimiKarkalecat e ngrire jane shume me te lire. Nese 1kg karkaleca te fresket ne vendin tone kushton diku tek 1,800 lek, 1kg karkaleca te ngrire te te njejtes madhesie kushton 1,050 lek, pra 750 lek me pak. Kjo jo sepse karkalecat e ngrire jane me pak te mire, por sepse ata te fresketit e kane me te larte koston e jetegjatesise se tyre, pra nese nuk konsumohen brenda 2 apo 3 ditesh, hidhen poshte. |
3
Kryer
|
JetegjatesiaKarkalecat e ngrire mund te ruhen ne ngrirje per maksimumi 9 muaj. |
4
Kryer
|
Blerja ne sasi te medhaPer shkak te jetegjatesise se tyre, mund te blejme shume kilogram karkaleca dhe ti ruajme ne ngrirje per ti perdorur menjehere atehere kur kemi nevoje (zakonisht 300gr per 4 persona) |
5
Kryer
|
"Dakort. I bleme karkalecat e ngrire. Po tani si ti shkrijme?"Eshte shume e thjeshte! I vendosim ne nje tas me uje te ftohte rubineti dhe i leme per 5-15 minuta (kohe e cila varet nga madhesia e karkalecit). Me pas i perdorim ne recetat tona. Foto nga: https://www.123rf.com/ |