Përbërësit
-
...për bazën:
-
200 gr miell 00
-
75 gr sheqer
-
75 gr gjalp në temperaturë ambjenti
-
1 vezë
-
1/2 pako pluhur pjekës1 lugë çaji
-
...për kremin:
-
125 gr gjalp
-
225 gr sheqer
-
1 majë luge vanilje
-
1 pako puding pluhur me shije vanilje
-
3 vezë
-
500 gr Quark (salcë kosi e ëmbël)
-
200 gr Schmand (krem i athët)
-
200 gr krem pana për ëmbëlsira
-
për shoqërim salcë me fruta pylli
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Për bazën:Bashkojmë miellin me sheqerin, gjalpin, vezën dhe pluhurin pjekës. E punojmë brumin mirë me dorë derisa të rezultojë homogjen. Marrim një tavë rrethore me hapje 26cm dhe në pjesën e poshtme shtrojmë letër furre. Ndërkohë anësoret i lyejme me gjalp e miell. E hapim brumin me dorë në të gjithë tavën duke veshur edhe anët deri ne gjysmën e lartësisë. |
2
Kryer
|
Për kremin:Rrahim gjalpin me sheqerin, vaniljen, pudingun pluhur dhe 3 vezë. Shtojmë salcën e kosit të ëmbël (Quark) dhe kremin e athët (Schmand) duke i përzierë shumë mirë. Më vete rrahim panën për ëmbëlsira (mundësisht pa sheqer) dhe ja shtojmë kremit të mësipërm duke e përzierë me delikatesë me ndihmën e një spatule nga poshtë lartë. |
3
Kryer
|
Pjekia:Kremin e hedhim sipër brumit që kemi hapur në tavë duke e niveluar mirë. E pjekim në 180°C për rreth 1 orë. E kuptojmë që është gati kur anët fillojnë të çahen. E shoqërojmë me sheqer pluhur ose salcë me fruta pylli. |