0 0

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
320 gr makarona të gjata (spaghetti, linguine etj)
160-200 gr peshk ton nën vaj/ujë
400 gr salcë domatesh
2 thelpinj hudhër
2 lugë të vogla kaperi
2 fileto cironke opsionale
pak spec i kuq djegës
borzilok i freskët
vaj ulliri
kripë

Nutritional information

23 gr
Proteina
20 gr
Yndyrna
83 gr
Karbohidrate
615
Kalori për racion
Makarona me peshk ton

Makarona me peshk ton

Features:
  • Pa laktozë
Cuisine:

Makaronat me peshk ton, janë një recetë klasike e kuzhinës italiane, tepër të thjeshta në pregatitje dhe me një rezultat final spektakolar! Mund ti shijoni edhe të ftohta, do të jenë akoma edhe më të mira!

  • 15 Min
  • Serves 4
  • Easy

Ingredients

Directions

Share
(Visited 57 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Ziejmë makaronat në ujë me kripë për egzaktësisht kohën e treguar në konfeksion ndërkohë që pregatisim salcën.

2
Done

Kavërdisim në vaj ulliri thelpinjtë e hudhrave të grira shumë hollë bashkë me filetot e cironkave, derisa këto të fundit të kenë shkrirë plotësisht. Shtojmë pak spec të kuq djegës, peshkun ton të copëtuar me dhëmbët e një piruni dhe së fundi salcën e domateve duke i përzierë mirë.

E lëmë salcën të trashet për disa minuta dhe në fund shtojmë kaperit dhe borzilokun e grirë hollë.

3
Done

I kullojmë makaronat tashmë të ziera dhe i hedhim tek salca me peshk ton duke i përzierë mirë dhe duke i lënë disa çaste në mënyrë që shijet të bashkohen.

E shërbejmë këtë pjatë të ngrohtë zbukuruar me disa gjethe borzilok.

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Sallatë ruse
next
Tortë e kripur me brokoli dhe salçiçe
previous
Sallatë ruse
next
Tortë e kripur me brokoli dhe salçiçe

2 Comments Hide Comments

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here