Përbërësit
-
4 e bardhë vezenë temperaturë ambjenti
-
200 gr sheqer
-
200 ml ujë
-
1 limon (lëngu)
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Vendosim një tenxhere në zjarr të ulët dhe hedhim në të ujin me sheqerin. E perziejmë shpesh me lugë druri derisa sheqeri të ketë shkrirë plotësisht. |
2
Kryer
|
Rrisim zjarrin nga i ulët në mesatar dhe e ziejmë shurupin derisa të arrijë temperaturën 115°C (e masim me termometër kuzhine), pas afër 10 apo 15 minutash. Në të njëjtën kohë, zhysim një furçë kuzhine në ujë të pastër dhe "lyejmë" me të pjesën e brendshme të tenxheres që të mos lejojmë kristalet e sheqerit të formohen. Kjo do të na prishte përbërjen e kremit. |
3
Kryer
|
Në një tas të madh të pastër, rrahim të bardhat e vezëve me ndihmën e një mikseri me shpejtësi minimale derisa të formohet një shkumë e butë. Shtojmë lëngun e limonit dhe e rrisim shpejtësinë e mikserit në mesatare derisa të na formohet një krem i qëndrueshëm që nuk bie nga tasi. |
4
Kryer
|
Kur shurupi të ketë arritur temperaturën 121°C, e hedhim gradualisht tek kremi marengë duke vazhduar rrahjen derisa kremi të arrijë në temperaturë ambjenti dhe të rezultojë i trashë e i shndërritshëm, pas 15 apo 20 minutash. |
2 komente Fsheh komentet
sa i perket kesaj faqe shum flm qe na munsoni te mesojm rreth kuzhines brravo veq perpara
Me pelqen shume menyra e berjes te ketij kremi. Flm.