0 0

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

4 e bardhë veze në temperaturë ambjenti
200 gr sheqer
200 ml ujë
1 limon (lëngu)
Krem marengë

Krem marengë

Mund të përdoret për të bërë zbukurime mbi torta, për ti lyer në sipërfaqe apo edhe për ti mbushur ato

Features:
  • Pa gluten
  • Pa laktozë
Cuisine:

Kremi marengë i pregatitur sipas recetës më poshtë, është një nga krëmrat marengë më të qëndrueshëm. Të bardhat e vezëve "gatuhen" në momentin që i hidhet shurupi i nxehtë i përbërë nga uji dhe sheqeri, prandaj gatimi i tyre i mëvonshëm është opsional.

  • 20 Min
  • Medium

Ingredients

Directions

Share
(Visited 27 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Vendosim një tenxhere në zjarr të ulët dhe hedhim në të ujin me sheqerin. E perziejmë shpesh me lugë druri derisa sheqeri të ketë shkrirë plotësisht.

2
Done

Rrisim zjarrin nga i ulët në mesatar dhe e ziejmë shurupin derisa të arrijë temperaturën 115°C (e masim me termometër kuzhine), pas afër 10 apo 15 minutash. Në të njëjtën kohë, zhysim një furçë kuzhine në ujë të pastër dhe "lyejmë" me të pjesën e brendshme të tenxheres që të mos lejojmë kristalet e sheqerit të formohen. Kjo do të na prishte përbërjen e kremit.

3
Done

Në një tas të madh të pastër, rrahim të bardhat e vezëve me ndihmën e një mikseri me shpejtësi minimale derisa të formohet një shkumë e butë. Shtojmë lëngun e limonit dhe e rrisim shpejtësinë e mikserit në mesatare derisa të na formohet një krem i qëndrueshëm që nuk bie nga tasi.

4
Done

Kur shurupi të ketë arritur temperaturën 121°C, e hedhim gradualisht tek kremi marengë duke vazhduar rrahjen derisa kremi të arrijë në temperaturë ambjenti dhe të rezultojë i trashë e i shndërritshëm, pas 15 apo 20 minutash.

Të drejtat e imazhit i përkasin: preppykitchen.com

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Byrek të vegjël me proshutë dhe beshamelë
next
Tortë me karrota (Carrot Cake)
previous
Byrek të vegjël me proshutë dhe beshamelë
next
Tortë me karrota (Carrot Cake)

2 Comments Hide Comments

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here