Udhëzimet
Lengu i perimeve eshte pregatitja baze per supa e rizoto, por mund te shijohet edhe thjesht duke shtuar disa makaronat te vogla ne te. Ne kete menyre mund te evitojme perdorimin e koncentrates se perimeve, e cila edhe pse eshte praktike ne perdorimin e perditshem, nuk mundet kurre te kete vlerat ushqyese te lengut te perftuar nga perime te fresketa.
Perberesit per rreth 2 liter leng perimesh
- 3 liter uje
- 2 qepe mesatare te ndara ne tete pjese
- 3 karrota te prera ne copa te medha
- 1 presh i prere ne rrathe mesatar
- 2 dege selino te prere ne copa te vogla
- disa dege majdanoz te fresket
- disa dege trumez te fresket
- 1 gjethe dafine
- 2-3 kokrra piper te zi te plote
Ne nje tenxhere te madhe, vendosim per tu ziere ne zjarr te fort te gjithe perberesit e mesiperm dhe ne momentin qe do te arrihet pika e zierjes, ulim zjarrin ne minimum. I gatuajme ne kete menyre te gjithe perberesit per rreth 30-45 minuta, i kullojme per te eleminuar perimet ne copa dhe e leme lengun e perimeve te ftohet. Duhet te kemi kujdes te mos i shtypim perimet per te nxjerre lengun qe ato kane thithur, pasi ne kete menyre lengu do te na rezultoje jo i kthjellet.
E ruajme lengun e perimeve neper tasa te mbyllur hermetikisht ne frigorifer deri ne 5 dite, ose ne akull deri ne 6 muaj.