0 0
Oktapod në verë të kuqe

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
1 kg oktapod i pastruar
1/2 litër verë e kuqe
3 thelpinj hudhër
6 lugë gjelle vaj ulliri
1/2 tufe majdanoz i freskët
1 lugë kafe spec i kuq djegës
3 gjethe dafine
kripë

Vlerat ushqyese të recetës

46 gr
Proteina
44 gr
Yndyrna
3 gr
Karbohidrate
395
Kalori për racion

Oktapod në verë të kuqe

Karakteristikat::
  • Pa gluten
  • Pa laktozë

Oktapodi në verë të kuqe nuk është thjesht një pjatë e dytë peshku, gjithashtu mund të konsumohet i ftohtë si sallatë apo për të pregatitur brusketa të shijshme.

  • 60 Min
  • Shërbehet per 4 pers.
  • E thjeshtë

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Nje version tjetër është ta përdorim si salcë për makaronat duke e ndarë oktapodin në copa më të vogla të cilat do ta bëjnë pjatën tonë tepër speciale.

Hapat

1
Kryer

Si fillim, presim oktapodin në copa të vogla sa një arrë.  Në një tigan hedhim vajin e ullirit, shtojmë thelpinjt e hudhrës të shtypura dhe i lëmë për disa minuta, shtojmë gjethet e dafinës, specin e kuq djegës dhe copat e oktapodit duke i skuqur për disa minuta. I shuajmë me verën e kuqe, shtojmë pak majdanoz të grirë dhe në zjarr të avashëm e lëmë oktapodin të gatuhet për të paktën 40-50 minuta në varësi të fortësisë së mishit të tij. Nëse lëngu bëhet i trashë, shtojmë pak ujë dhe vazhdojmë përsëri zierjen.

2
Kryer

Para se ta heqim nga zjarri oktapodin e rregullojmë me kripë e majdanozin e mbetur dhe e lëmë të ftohet disa minuta përpara se ta shërbejmë.

Reçel pjeshke
previous
Reçel pjeshke
Reçel ftoi
next
Reçel ftoi
Reçel pjeshke
previous
Reçel pjeshke
Reçel ftoi
next
Reçel ftoi

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here