Përbërësit
-
1 kg kokë viçi
-
1 qepë
-
2-3 karrotë
-
2 degë selino
-
4 lugë gjelle vaj ulliri
-
4-5 thelpinj hudhër
-
2-3 lugë gjelle uthull e kuqe rrushi
-
1 lugë gjelle salcë domatesh
-
spec i kuq djegës
-
majdanoz i freskët
-
kripë
-
piper i zi i sapobluar
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Si fillim, pastrojmë kokën e viçit, e coptojmë dhe e vendosim në një enë me ujë të ftohtë në të cilën e lëme për rreth gjysmë ore. Ja derdhim ujin. E vendosim në një tenxhere, e mbulojmë me ujë të ftohtë dy gisht sipër dhe e vëme në zjarr të avashëm për të zierë derisa të formojë shkumë në sipërfaqe (kur të ketë marrë valë). Heqim shkumën, shtojmë qepët, selinon, karrotat, kripën, piperin dhe majdanozin e grirë hollë dhe e ziejmë derisa mishi mund të ndahet lehtë nga kocka. E lëmë të ftohet dhe ndajmë kockën nga mishi duke e prerë këtë të fundit në copa të vogla. |
2
Kryer
|
Në një tenxhere vendosim për të zierë lëngun e përftuar nga zierja e kokës, i hedhim vaj ulliri, salcën e domateve dhe kur e gjithë kjo të ketë marrë valë shtojmë copat e vogla të mishit, pak spec të kuq, kripë, piper të zi duke e gatuar në këtë mënyrë për rreth 10 minuta. Në fund paçen e rregullojmë me hudhra të shtypura dhe uthull. |
9 komente Fsheh komentet
pershendetje
website i juaj eshte me te vertet fantastik,nje website ne gjuhen shqipe me gatime.kam gatuar paçe koke shume here dhe burri im e pelqen jasht mase.Kam dhe disa fotografi po deshe ti dergoj qe ti vendosesh ne kete recete.
Patjeter, mund ti dergosh fotot ne unegatuaj@yahoo.com 🙂
pershendetje …nuk kuptova nje gje keto gjerat si qepen salcen e tjerat i hedhim nje kohesisht kur zjem koken apo si mbaron se zjeri koka dhe ato i skuqim menjane dhe pastaj shtojme copzat qe kemi prere te kokes dhe lengun e saj ? …nese mundeni vini ndonje video ta kuptojme me sakt
@Floralda, qepa, karrota, selinoja dhe majdanozi sherbejne vetem per ti dhene shije lengut te kokes. Salcen e hedhim ne nje tjeter tenxhere, shtojme lengun e kokes dhe vazhdojme proceduren sic e ke te pershkruar ne recete.
Pershendetje, websiti juaj esht i mrekullueshem sapo bera pacen me koke ka dale mjaft e shijshme po me kujton shqiperin ,ju falenderoj per recetat e mrekullushme qe na jepni faliminderit
Fantastike
E kuptova mjaft mire po kam degjuar qe paces i hedhim dhe 1 luge miell, apo ne kete rast eshte pa miell?
Nese e preferon lengun pak me te trashe, mund ti shtosh 1 luge miell te tretur ne pak uje.
Jane shume te mira