0 0
Paçe koke

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
1 kg kokë viçi
1 qepë
2-3 karrotë/a
2 degë selino
4 lugë gjelle vaj ulliri
4-5 thelpinj hudhër
2-3 lugë gjelle uthull e kuqe rrushi
1 lugë gjelle salcë domatesh
spec i kuq djegës
majdanoz i freskët
kripë
piper i zi i sapobluar

Vlerat ushqyese të recetës

27 gr
Proteina
21 gr
Yndyrna
10 gr
Karbohidrate
331
Kalori për racion

Paçe koke

Karakteristikat::
  • Pa gluten
  • Pa laktozë
Kuzhina::
  • 60 Min
  • Shërbehet per 4 pers.
  • E thjeshtë

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Paçe koke

Hapat

1
Kryer

Si fillim, pastrojmë kokën e viçit, e coptojmë dhe e vendosim në një enë me ujë të ftohtë në të cilën e lëme për rreth gjysmë ore. Ja derdhim ujin. E vendosim në një tenxhere, e mbulojmë me ujë të ftohtë dy gisht sipër dhe e vëme në zjarr të avashëm për të zierë derisa të formojë shkumë në sipërfaqe (kur të ketë marrë valë). Heqim shkumën, shtojmë qepët, selinon, karrotat, kripën, piperin dhe majdanozin e grirë hollë dhe e ziejmë derisa mishi mund të ndahet lehtë nga kocka. E lëmë të ftohet dhe ndajmë kockën nga mishi duke e prerë këtë të fundit në copa të vogla.

2
Kryer

Në një tenxhere vendosim për të zierë lëngun e përftuar nga zierja e kokës, i hedhim vaj ulliri, salcën e domateve dhe kur e gjithë kjo të ketë marrë valë shtojmë copat e vogla të mishit, pak spec të kuq, kripë, piper të zi duke e gatuar në këtë mënyrë për rreth 10 minuta. Në fund paçen e rregullojmë me hudhra të shtypura dhe uthull.

Featured Image
previous
Oshmare Korçe
Featured Image
next
Paçe këmbësh
Featured Image
previous
Oshmare Korçe
Featured Image
next
Paçe këmbësh

9 komente Fsheh komentet

pershendetje
website i juaj eshte me te vertet fantastik,nje website ne gjuhen shqipe me gatime.kam gatuar paçe koke shume here dhe burri im e pelqen jasht mase.Kam dhe disa fotografi po deshe ti dergoj qe ti vendosesh ne kete recete.

pershendetje …nuk kuptova nje gje keto gjerat si qepen salcen e tjerat i hedhim nje kohesisht kur zjem koken apo si mbaron se zjeri koka dhe ato i skuqim menjane dhe pastaj shtojme copzat qe kemi prere te kokes dhe lengun e saj ? …nese mundeni vini ndonje video ta kuptojme me sakt

@Floralda, qepa, karrota, selinoja dhe majdanozi sherbejne vetem per ti dhene shije lengut te kokes. Salcen e hedhim ne nje tjeter tenxhere, shtojme lengun e kokes dhe vazhdojme proceduren sic e ke te pershkruar ne recete.

Pershendetje, websiti juaj esht i mrekullueshem sapo bera pacen me koke ka dale mjaft e shijshme po me kujton shqiperin ,ju falenderoj per recetat e mrekullushme qe na jepni faliminderit

E kuptova mjaft mire po kam degjuar qe paces i hedhim dhe 1 luge miell, apo ne kete rast eshte pa miell?

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here