0 0
Patate me rigon

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
800 gr patate
2 domate
1/2 qepë
1 thelpi hudhër
6 lugë gjelle vaj ulliri
1 dorë djathë kaçkavall të grirë
kripë
rigon i thatë
piper i zi i sapobluar

Vlerat ushqyese të recetës

10 gr
Proteina
28 gr
Yndyrna
40 gr
Karbohidrate
442
Kalori për racion

Patate me rigon

Karakteristikat::
  • Pa gluten
  • Vegjetariane

Patatet, të preferuara nga pothuajse të gjithë, mund të gatuhen në mënyra të ndryshme; nga të skuqura, të pjekura, të ziera deri në sallatë, në gjellë etj.

  • 40 Min
  • Shërbehet per 4 pers.
  • E thjeshtë

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Sot po iu propozojmë një mënyrë tjetër për të pregatitur një garniturë tepër të shijshme për vetëm 40 minuta: Patate me rigon. E këshillueshme për të shoqëruar çdo lloj mishi, megjithëse preferohet ai i derrit për shkak të rigonit që i shkon shumë këtij të fundit.

Hapat

1
Kryer

Qërojmë patatet, i lajmë mirë dhe i presim në copa mesatare duke i vënë në një tenxhere.

Shtojmë domatet e prera në copëza të vogla të cilave i kemi hequr farat, hudhrën dhe qepën të grira hollë, vajin e ullirit, e rregullojmë me kripë dhe piper te zi, shtojmë pak rigon dhe e vendosim të gjithë masën në zjarr të moderuar. I lëmë patatet të skuqen për disa minuta duke i përzierë herë pas here, më pas shtojmë nje gote ujë të nxehtë, vendosim kapakun dhe i lëmë në këtë mënyrë të gatuhen derisa të zbuten, por jo të shpërbëhen.

2
Kryer

Në momentin e fundit, i spërkasim me pak djath kaçkavall të grirë, i mbulojmë përsëri me kapak dhe i lëmë të pushojnë për disa çaste përpara se t'i servirim në tavolinë.

"Shportëza" domate me oriz
previous
“Shportëza” domate me oriz
Sallatë me lulelakër, ullinj dhe kaperi
next
Sallatë me lulelakër, ullinj dhe kaperi
"Shportëza" domate me oriz
previous
“Shportëza” domate me oriz
Sallatë me lulelakër, ullinj dhe kaperi
next
Sallatë me lulelakër, ullinj dhe kaperi

3 komente Fsheh komentet

epo mos te dish rigonin:)nejse,mbase je e vogel po pyet njehere rreth e rrotull,se do te ta tregojne…eshte nje erez qe perdoret shume shpesh.Ne anglisht eshte oregano,dhe ne italisht origano,por sdo ishte mire ta dije ne gjuhe te huaj e mos ta dish ne shqip:)

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here