0 0
Patate në furrë

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
1 kg patate
2 thelpinj hudhër
2 degë rozmarinë ose sherebelë
3 lugë gjelle vaj ulliri
kripë

Vlerat ushqyese të recetës

5 gr
Proteina
10 gr
Yndyrna
44 gr
Karbohidrate
284
Kalori për racion

Patate në furrë

shoqërueset perfekte të mishit apo peshkut të cilat nuk mungojnë asnjëherë në tavolinë

Karakteristikat::
  • Pa gluten
  • Vegjetariane

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Patatet në furrë, cili është sekreti për ti gatuar të buta brenda dhe kërce në sipërfaqe?

Hapat

1
Kryer

Patatet i qërojmë, i lajmë dhe i presim në formën tonë të preferuar. Do ishte mirë që madhësia të ishte pak e shumë e njëjtë, në mënyrë që të gatuhen njëtrajtësisht. I vendosim në ujë të ftohtë për disa orë. Ujin e ndërrojmë disa herë, sa më shpesh aq më mirë. Kjo ndihmon që të largohet niseshteja dhe të bëhen kërce.

2
Kryer

I ziejmë patatet për 5 minuta në ujë me kripë, pasi ti kemi bërë shpëlarjen e fundit. Kujdes! 5 minuta nga rifillimi i zjerjes së ujit, jo nga hedhja e patateve në ujë.

3
Kryer

I kullojmë mirë dhe i vendosini në tavë. I japim shije me kripë, vaj ulliri dhe erëza sipas dëshirës (ne kemi të preferuar rigonin/trumëzën ose rozmarinën). Për më shumë aromë shtojmë edhe thelpinjë hudhrash të plotë me gjithë lëkurë. I përziejmë mirë me dorë.

4
Kryer

I pjekim patatet për rreth 35 minuta në 180°C dhe më pas e rritim temperaturën në 200-220°C derisa të kenë marrë ngjyrë të bukur.

5
Kryer

Lloji i patates ka shumë rëndësi: perfekte do të ishin ato me tulin e verdhë, jo të bardhë.

Supë krem me brokoli
previous
Supë krem me brokoli
Fileto viçi me salcë pice
next
Fileto viçi me salcë pice
Supë krem me brokoli
previous
Supë krem me brokoli
Fileto viçi me salcë pice
next
Fileto viçi me salcë pice

6 komente Fsheh komentet

Nuk me pelqejne keto patate nuk i dua kokerr i dua prerje te holla per tu skuqur, si gatuhen ne furre jo ti skuqesh ne tigan por ne furre…

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here