Përbërësit
-
1 kg patate
-
kripë
-
piper i zi i sapobluar
-
arrë moskatë e grirë
-
gjalp i qartësuar (ghee)
-
për shoqërim salcë kosi
-
sipas dëshirës erëza të freskëta
Udhëzimet
Herën e fundit kur kam shkuar në Gjermani si turiste, morëm një shtëpi me qera dhe kemi gatuar vet pothuajse çdo vakt. Çmimet e ushqimeve janë shumë të lira, prandaj na ka shkuar apo jo 50 euro për 4 persona për 5 ditë/3 vakte. Dhe një nga gjërat më të shijshme që kam provuar atëherë, ishin Rösti (lexohet Rëstì). Sot u kujtova për to kur i pashë të paketuara në supermarket, dhe në darkë i pregatita vet. Janë aq të thjeshta, me një shije midis patateve të skuqura dhe patatinave (kur thekërisen shumë). Edhe receta është elementare:
Hapat
1
Kryer
|
Patatet i qërojmë dhe i grijmë me pjesën më të trashë të grirëses (ajo që i nxjerr fije fije). I rregullojmë me kripë, piper dhe arrë moskatë. |
2
Kryer
|
Në një tigan shkrijmë 1 lugë gjelle gjalp të qartësuar (ose ghee, gjalp që e kemi shkrirë dhe ka mbetur vetëm yndyra). Marrim një grusht nga patatet, e shtrydhim mirë me dorë për ti eleminuar lëngun që kanë lëshuar dhe i vendosim në tigan duke i shtypur lehtësisht. E mbulojmë tiganin me kapak dhe i skuqim në zjarr të ulët për 5 minuta nga secila anë. Shoqërohen në mënyrë ideale me salcë kosi përzierë me erëza të freskëta. |