0 0
Petulla tigani (Pancakes ose petulla Amerikane)

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
...për brumin:
125 gr miell
200 ml qumësht
25 gr gjalp
2 vezë
1 lugë gjelle sheqer
1 majë luge kripë
për shoqërim:
shurup/mjalt/reçel
sheqer pluhur
fruta të freskëta
proshutë/vezë

Vlerat ushqyese të recetës

3 gr
Proteina
3 gr
Yndyrna
10 gr
Karbohidrate
80
Kalori për petull

Petulla tigani (Pancakes ose petulla Amerikane)

Vetëm gjalp, miell, sheqer, qumësht dhe vezë

Egzistojnë lloje të ndryshme të cilave u shtohet edhe kanellë apo vanilje, apo përdorimi i kosit në vend të qumështit.

Karakteristikat::
  • Vegjetariane
Kuzhina::

Përbërësit

  • ...për brumin:

  • për shoqërim:

Udhëzimet

Share

Në përgjithësi Petullat e tiganit ose pancakes-ët janë të ëmbla dhe shoqërohen me shurup panje, shurup frutash, reçel apo mjalt. Por mund të jenë edhe të kripur me gjalp të shkrirë, vezë apo proshutë.

*Parapregatitje: Nxjerrim gjalpin nga frigoriferi 30 minuta përpara se të fillojmë pregatitjen e recetës.

Hapat

1
Kryer

Në një enë përziejmë miellin, qumështin, gjalpin e shkrirë në mikrovalë, të verdhat e vezëve, sheqerin dhe pak kripe. Rrahim më vete të bardhat e vezëve derisa të mos bien nga ena dhe ia shtojmë masës së mësipërme duke e lënë të pushojë për pak minuta.

2
Kryer

Vendosim në zjarr mesatar një tigan që nuk ngjit dhe hedhim nje garuzhde të vogël nga brumi i petullave. Zakonisht në një tigan formohet 3 apo 4 petulla të vogla. Kur brumi në sipërfaqe është mpiksur dhe janë formuar bulëza të vogla, i kthejmë petullat nga ana tjetër dhe i lëmë edhe per pak sekonda.

Petullat e sapo hequra nga zjarri i vendosim njëra sipër tjetrës duke i spërkatur me sheqer pluhur dhe duke i shoqëruar sipas dëshirës me reçel, mjaltë, shurup apo fruta të freskëta.

3
Kryer

*Këshillë:

Në receta të ndryshme, për ti bërë petullat më të fryra i hidhet pak sodë buke apo pluhur pjekës. Gjithashtu për ti shoqëruar mund të përdoret krem Nutella, pana e ëmbël, gjalp kikiriku etj.

Youtube Video

Kotoleta Milaneze
previous
Kotoleta Milaneze
Tiramisù klasike
next
Tiramisù klasike
Kotoleta Milaneze
previous
Kotoleta Milaneze
Tiramisù klasike
next
Tiramisù klasike

24 komente Fsheh komentet

PANCAKES dolen fantastike.I provova 2 here dhe te gjithe ne shtepine time i audhorjne.Une i provova me recel 🙂

Pankeiks ne shqip quhet KALLTITE . Dhe ato mund te pregatiten ne dy menyra, ne ate te cilen e shohim ne foto por edhe ne hapura ne gjeresine e tiganit.

Ps. ju pergezoj per faqen, vertete shume e kendeshme.

Duken shume te shijshme. Desha te di sa cope pak a shume dalin me keto doza…pasi ne jemi 5 persona ne shtepi dhe dua te di nese duhet te dyfishoj dozat.

Ops, me fal se nuk e kisha vene re!
Gjithsesi une sot ne mengjes i provova dhe dolen shume te mira…i hengrem me mjalte…dhe dyfishova dozat (me duket se me duhej ti kisha trefishuar se u mbaruan sa hap e mbyll syte :))dhe dikush po pyeste nese kishte akoma…)
Do ti bej perseri pa dyshim. Falemnderit per receten.

Ju pergezoj…jo vetem per kete recete, por per te gjithe punen tuaj.Per me teper, nje website kaq i sistemuar dhe kaq cilesor..na hap oreksin vetem me nje click.Ju faleminderit per gjithcka qe na ofroni

Faleminderit per keshillat dhe recetat tuaja, jane vertet shume te mira dhe te lehta per tu bere. Jeni me te miret

Pankeiks jane fantastike i adhuroj ! Website i mrekullueshem edhe per nje vajze qe nk di te gatuaje mire meson lehtesisht!!! Urime !!

Doja t’ju beja nje pyetje: Mos ndoshta te perberesit duhet te jete edhe pluhuri pjekes? E them kete pasi kete recete e kam pare edhe ne anglisht dhe tek ingredientet ishte edhe pluhuri pjekes, apo jo? Faleminderit…

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here