Përbërësit
-
500 gr miell 0
-
200-250 ml ujë i ngrohtë
-
50 gr gjalp i shkrirë
-
2 lugë çaji sheqer
-
1 lugë çaji kripë
-
20 gr maja birre e freskëtose 7 gr e thatë
-
3 lugë gjelle sodë buke
-
kripë e trashë kokërr
Udhëzimet
Legjenda thotë që kjo lloj buke për herë të parë është pregatitur nga monarkët e ndonjë manastiri në Europë, të cilët me brumin që i mbetej formonin rripa të gjatë dhe i ndërthurnin midis tyre, gjë që të kujton duart e bashkuara gjatë një lutje.
Hapat
1
Kryer
|
Bashkojmë miellin me sheqerin dhe kripën. Hapim një gropë në mes në të cilën hedhim ujin e ngrohtë ku kemi shkrirë majanë e birrës. Shtojmë gjalpin e butë dhe e punojmë mirë brumin për 7-10 minuta derisa të rezultojë elastik dhe të mos ngjisi në duar. E lëmë të vijë për rreth 2 orë në një vend të ngrohtë mbuluar me një pecetë të lagur. |
2
Kryer
|
Pasi brumi ka ardhur, e ndajmë në 8 pjesë të barabarta. E hapim secilën pjesë si një litarë të gjatë rreth gjysmë metri. E rrotullojmë brumin duke i dhënë formën tipike të pretzel. I vendosim në një tavë të shtruar me letër furre dhe i lëmë të vijnë edhe për gjysmë ore tjetër. |
3
Kryer
|
Parangrohim furrën në 200°C. Vendosim për tu zierë 3 litër ujë me 3 lugë gjelle sodë buke. I zhysim pretzel një nga një dhe i lëmë të gatuhen për gjysmë minuti. I rivendosim në tavë, i spërkasim me kripë të trashë dhe i pjekim për rreth 20 minuta, apo derisa të kenë marrë ngjyrën e artë karakteristike. |