0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
...për pufkat:
3 vezë
3 filxhan kafe niseshte
3 filxhan kafe qumësht pluhur
1 lugë çaji sodë buke
...për sherbetin:
1 kg sheqer
1 litër ujë
3 gozhda karafili

Vlerat ushqyese të recetës

2 gr
Proteina
2 gr
Yndyrna
25 gr
Karbohidrate
119
Kalori për një copë
Pufka (ose Jufka) me qumësht pluhur

Pufka (ose Jufka) me qumësht pluhur

Kuzhina::

Përbërësit

  • ...për pufkat:

  • ...për sherbetin:

Udhëzimet

Share

Nje embelsire me sherbet tradicionale shqiptare te cilen une kisha kaq shume vite pa e gatuar. Sapo gjeta ne supermarket qumeshtin pluhur, imazhi i pufkave me kaloj direkt perpara syve. Pregatiten vetem me 3 perberes: qumesht pluhur, niseshte dhe veze.

Hapat

1
Kryer

Ne fillim pregatisim sherbetin: ziejme ujin me sheqerin dhe karafilin derisa te marrin vale. E heqim nga zjarri dhe e leme menjane.

2
Kryer

Rrahim vezet ne nje ene. Shtojme niseshten, qumeshtin pluhur dhe soden e bukes duke vazhduar rrahjen me luge druri ose silikoni. Duhet te kemi shume kujdes me perdorimin e sasise se njejte te niseshtes dhe qumeshtit pluhur. Nese vezet jane te medha dhe brumi del i lengshem, shtojme nga nje luge gjelle qumesht pluhur dhe nga nje luge gjelle niseshte. Brumi duhet te jete ngjites, por jo i qullet. Kete e kuptojme ne kete menyre: lyejme duart dhe nje luge çaji me pak vaj. Marrim nje luge te vogel brume dhe e rrotullojme ne dore derisa ti japim forme rrumbullake. Nese brumi arrin te rrotullohet, atehere eshte gati. Nese rezulton shume ngjites, shtojme edhe pak niseshte e qumesht pluhur ne sasi te barabarte.

3
Kryer

I vendosim pufkat ne tave duke lene pak hapsire nga njera tjetra dhe i pjekim ne 200°C per 10-12 minuta.
Sapo pufkat jane gati, ashtu te nxehta i hedhim tek sherbeti duke i lene te zbuten per rreth 10 minuta. I rrotullojme here pas here me luge ne menyre qe ta thithin sherbetin nga te gjitha anet. I vendosim ne pjate dhe i sherbejme.

Makarona në furrë me bizele
previous
Makarona në furrë me bizele
Patate tigani me proshutë dhe vezë
next
Patate tigani me proshutë dhe vezë
Makarona në furrë me bizele
previous
Makarona në furrë me bizele
Patate tigani me proshutë dhe vezë
next
Patate tigani me proshutë dhe vezë

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here