0 0
Pulë me domate dhe speca (Pollo al Chilindrón):

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Pulë me domate dhe speca (Pollo al Chilindrón):

  • Mesatare

Udhëzimet

Share

Kjo eshte nje menyre shume e shijshme per te shijuar mishin e pules apo te lepurit, pasi shija e tyre delikate shkon mrekullisht me domatet dhe specat e stines. Prandaj, ne vere, reduktoni sasine e mishit dhe shtoni ate te perimeve!

Perberesit

  • 1 pule rreth 1kg
  • 120gr proshute (mundesisht pule)
  • 4-5 domate te pjekura
  • 2 speca jeshil ose te kuq
  • 1 qepe mesatare
  • 2 thelpinj hudher
  • 1 spec te kuq djegs
  • 1 gote vere te kuqe
  • pak majdanoz te grire
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Pastrojme dhe lajme nen uje te rrjedhshem pulen, i heqim lekuren (ose nese ju pelqen shija e saj mund ta mbani), e presim ne copa dhe e skuqim ne zjarr te forte me 3-4 luge vaj ulliri nga te dyja anet derisa te kete marre ngjyre te arte (nevojiten rreth 5 minuta). E heqim nga tigani dhe e leme ne nje ane.

Pastrojme domatet duke i prere ne kubik jo shume te vegjel dhe specat duke i prere ne shirita.

Ne te njejtin tigan ku skuqem pulen, shtojme edhe pak vaj ulliri dhe kaverdisim qepen dhe hudhren te grira holle bashke me specin djegs te cilit i kemi eleminuar farat e brendeshme. Shtojme domatet dhe specat  dhe i gatuajme me kapak te mbyllur ne zjarr mesatar per rreth 10 minuta.

Shtojme ne tigan edhe copat e pules te skuqura dhe e leme qe perberja te marre shije edhe per 10 minuta te tjera.

Pas kesaj, shtojme proshuten e prere ne shirita te holle dhe e shuajme masen me veren e kuqe te cilen e avullojme ne zjarr te forte per rreth 5 minuta.  E sperkasim pulen me speca me pak majdanoz te grire ne siperfaqe dhe e servirim ne pjate shoqeruar me pilaf te bardhe.

*Keshille: Nese nuk jeni te sigurt per freskine e pules, mund ta zieni per rreth 15 minuta ne uje te kripur dhe lengun e saj ta perdorni per te bere pilafin.

Sallatë me fasule të kuqe
previous
Sallatë me fasule të kuqe
Rolè me pulë, gjizë dhe proshutë spek
next
Rolè me pulë, gjizë dhe proshutë spek
Sallatë me fasule të kuqe
previous
Sallatë me fasule të kuqe
Rolè me pulë, gjizë dhe proshutë spek
next
Rolè me pulë, gjizë dhe proshutë spek

3 komente Fsheh komentet

Te keshilla besoj keni dashur te shkruani nese jeni te sigurt per freskine…:). Se nqs eshte e fresket atehere lengun mund ta perdorim per pilaf ose supe.

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here