0 0
Qofte me mish të grirë

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
500 gr mish i grirë viçi
1 qepë
2 thelpinj hudhër
2 feta bukë
2 vezë
qumësht
rigon i thatë
kripë
piper i zi i sapobluar
për lyerje miell
për skuqje vaj luledielli

Vlerat ushqyese të recetës

8 gr
Proteina
6 gr
Yndyrna
3 gr
Karbohidrate
98
Kalori për qofte

Qofte me mish të grirë

Kuzhina::

Qoftet me mish të grirë nuk mungojnë në asnjë tavolinë dhe mund të shërbejnë si antipastë, apo si pjatë e dytë e ngrohtë (por edhe të ftohta) për shkak të prakticitetit të tyre për t’u transportuar lehtë dhe për t’u shijuar edhe gjatë një udhëtimi apo pik-niku.

  • 30 Min
  • Shërbehet per 15 pers.
  • E thjeshtë

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Hapat

1
Kryer

Lagim bukën në qumësht, e shtrydhim me dorë, e thërrmojmë dhe e bashkojmë me të gjithë përbërësit e tjerë: mishin e grirë, qepën dhe hudhrën të grira shumë hollë (ose të kaluara në mikser), vezët, rigonin, kripë dhe pak piper.

E përziejmë brumin e qofteve me dorë dhe e lëmë të pushojë për të paktën 1 orë mbuluar me qese transparente. Sa më shumë të qëndrojë brumi, aq më mirë lidhen shijet me njëra tjetrën dhe aq më të shijshme bëhen qoftet.

2
Kryer

Me duar të lagura, marrim pjesë nga brumi dhe i japim formën karakteristike të qofteve, i kalojmë në miell dhe i skuqim në vaj të nxehtë (nxehtësi mesatare) nga të dyja anët derisa të marrin ngjyrë të kuqerremtë në sipërfaqe.

I heqim nga zjarri dhe i vendosim mbi një pjatë të shtruar me letra kuzhine për t’i thithur vajin e tepërt. I servirim të ngrohta.

Youtube Video

Tortë me karrota (Carrot Cake)
previous
Tortë me karrota (Carrot Cake)
Salcë e freskët me domate dhe borzilok
next
Salcë e freskët me domate dhe borzilok
Tortë me karrota (Carrot Cake)
previous
Tortë me karrota (Carrot Cake)
Salcë e freskët me domate dhe borzilok
next
Salcë e freskët me domate dhe borzilok

5 komente Fsheh komentet

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here