0 0

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

1,2 kg domate
3 lugë gjelle vaj ulliri
8 gjethe borzilok i freskët
kripë
Salcë e freskët me domate dhe borzilok

Salcë e freskët me domate dhe borzilok

Features:
  • Pa gluten
  • Pa laktozë
  • Vegjetariane

Salca e freskët me domate dhe borzilok është një nga salcat më të njohura të kuzhinës mesdhetare e cila shërben për të shoqëruar lloje të ndryshme makaronash, por mund të përdoret edhe në shumë gatime të tjera.

  • 60 Min
  • Easy

Ingredients

Directions

Share

Akoma më e shijshme bëhet nëse pregatitet në periudhën korrik-gusht, atëherë kur edhe domatet janë më të pjekura dhe me një aromë më të këndëshme. Por, duhet patur kujdes gjatë zgjedhjes së tyre: shumë të freskëta, shumë të pjekura, jo të forta dhe pa njolla në sipërfaqe.

Në momentin e blerjes së domateve që do të përdorim për të pregatitur salcën, duhet të kemi kujdes të eleminojmë ato që janë të shtypura apo me njolla në sipërfaqe; domatet duhet të jenë tepër të pastra dhe mjaft të pjekura.

(Visited 19 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Lajmë mirë domatet, i thajmë dhe i ndajmë përgjysëm. Heqim pjesën e koçanit dhe e shtrydhim të gjithë lëngun në një enë duke eleminuar plotësisht edhe farat (kjo pjesë nuk na nevojitet për pregatitjen e salcës tonë).

2
Done

Tulin e domateve të mbetura e vendosim në një tenxhere inoksi në zjarr të avashëm mbuluar me kapak. I lëmë domatet të gatuhen duke i përzierë herë pas here derisa të zbuten plotësisht.

Në këtë moment, i kalojmë në një sitë me vrima jo shumë të vogla dhe lëngun e përftuar e vendosim të trashet në zjarr të fortë. I shtojmë salcës kripë dhe vaj ulliri derisa të arrijë trashësinë e dëshiruar, e heqim nga zjarri dhe shtojmë gjethet e borzilokut të plota apo të ndara në copa të mëdha.

3
Done

*Këshillë:

Nëse domatet nuk jane shumë të shijshme, mund ti shtojmë salcës qepë dhe hudhra të grira e të kavërdisura për pak minuta në vaj ulliri.

Të drejtat e imazhit i përkasin: thepetitecook.com

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

Featured Image
previous
Qofte me mish të grirë
next
Krem pastiçerie klasik
Featured Image
previous
Qofte me mish të grirë
next
Krem pastiçerie klasik

5 Comments Hide Comments

O vajza po ti ke harruar kryesoren, qe zjarri duhet mbajtur i javashem se perndryshe salca thahet!!!
pupupu

E kam theksuar qe zjarri duhet mbajtur i avashem kur shperbehet tuli i domateve, dhe me pas i forte per te arritur trashesine e deshiruar te salces.

Pershendetje,komenti im nuk ka te bej me kete reqet ju kerkoj falje,ajo qe mu me duhet eshte nje reqet tjeter e quajtur Domate te thara,nuk mund ta gjej askund shpresj te me ndihmoni,ju faleminderit ne mirkuptim me respekt Arzana..

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here