0 0
Reçel ftoi

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

1 kg ftonj
700 gr sheqer
1 limon (lëngu)
3 feta limon(a)
1 lugë kafe vanilje

Vlerat ushqyese të recetës

0 gr
Proteina
0 gr
Yndyrna
13 gr
Karbohidrate
49
Kalori për 2 lugë çaji reçel

Reçel ftoi

Karakteristikat::
  • Pa gluten
  • Pa laktozë
  • Vegane

Reçeli i ftoit është një konservë me shije paksa të thartë, por me një aromë shumë të këndëshme e cila të kujton trëndafilin. Ftoi është një frut i cili rritet veçanërisht në vendet mesdhetare dhe mund ta gjeni në treg duke filluar nga tetori deri në nëntor.

  • 80 Min
  • E thjeshtë

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Hapat

1
Kryer

Lajmë shumë mirë ftonjt dhe i presim në copa të vogla pa i hequr lëkurën, por duke eleminuar vetëm pjesën e tyre të brendëshme. Ndërkohë që i presim, i vendosim në një tas të madh me ujë dhe disa feta limoni që të mos nxihen. Kur të kemi mbaruar me prerjen e tyre, i heqim nga uji me limon dhe i vendosim në një tenxhere duke shtuar 2 gota ujë të ftohtë. I gatuajmë në zjarr mesatar derisa fruti të jetë zbutur plotësisht, për 20-30 minuta.

2
Kryer

Në këtë moment i kalojmë ftonjt në mikser me zhytje për ti bërë purè dhe e rivendosim masën e përftuar në një tenxhere tjetër të pastër, i shtojmë sheqerin, vaniljen dhe e lëmë të gatuhet sërisht në zjarr të avashëm për 40 minuta duke e përzierë herë pas here me lugë druri.

3
Kryer

Kur përbërja të jetë homogjene, shtojmë lëngun e limonit dhe e gatuajmë edhe për 5 minuta të tjera. Ulim zjarrin në minimum dhe e hedhim reçelin e ftonjëve akoma duke vluar në kavanoza të sterilizuar më parë, i mbyllim menjëherë dhe i kthejmë përmbysë në një platformë druri. Duke u krijuar boshllëku brenda kavanozëve, do të mundësojë që reçeli të ruhet më gjatë, në rastin konkret deri në 1 vit. Ngjyra e tij do të ndryshoj me kalimin e kohës, duke marre nuanca të së kuqes.

4
Kryer

Për të sterilizuar kavanozat:

I vendosim në një tas të madh dhe i hedhim ujë të nxehtë sipër. I shplajmë, i thajmë shumë mirë dhe i vendosim në furrë të parangrohur në 100°C për 10 minuta.

Të drejtat e imazhit i përkasin: gettotext.com

Featured Image
previous
Oktapod në verë të kuqe
Kallamar me hudhra dhe limon
next
Kallamar me hudhra dhe limon
Featured Image
previous
Oktapod në verë të kuqe
Kallamar me hudhra dhe limon
next
Kallamar me hudhra dhe limon

7 komente Fsheh komentet

Kjo recete me te vertet duhet te jete e shijshme, po edhe ftoj nuk kemi ne kete kohe, atehere shtatori vjen sa hap e mshel syt une kam ftoj ne oborr kete recete do ta pregatis ne shtepi dhe do tju tregoj rezultatin ne fund, dmth ne shtator.
Ju pershendes dhe ju deshiroj fat te metutjeshem.

Une jetoj larg Shqiperise dhe keto receta gatimi jane shume te vleshme per mua dhe familjen time, ju falenderoj nga zemra.

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here