Përbërësit
-
1 kg pjeshkëtë pjekura mirë
-
400 gr sheqer
-
1 lëkurë e grirë limoni
Udhëzimet
Parapregatitje: Vendosim një pjatë të vogël në akullin e frigoriferit e cila do të na nevojitet për provëzën.
Hapat
1
Kryer
|
Si fillim lajmë pjeshkët, i thajmë me letër kuzhine, qërojmë lëkurën, heqim bërthamën dhe i presim në copa të vogla. I bashkojmë me sheqerin, me lëkurën e limonit dhe i vendosim në një tenxhere të thellë (jo alumini) në zjarr të ngadaltë duke i përzierë shpesh. Në varësi të llojit të pjeshkë, koha e pregatitjes varion nga 1 orë deri në 1 orë e gjysmë. Për të provuar që reçeli është bërë siç duhet, bëjmë provën e pjatës që kemi vendosur në akull: hedhim mbi të një lugë të vogël reçel, e lëmë për disa çaste të ftohet dhe e anojmë pjatën nga njëra anë. Nëse reçeli nuk bie dhe qëndron kompakt atëherë ka arritur trashësinë e duhur dhe receta jonë është gati. |
4 komente Fsheh komentet
pershendetje, sa eshte masa e ujit per nje kg pjeshk ju lutem po pres pergjigje tani sepse jam duke gatuar kete recet tuajen.flm
Ana, nuk eshte nevoja ti hedhesh uje pasi pjeshket e leshojne vet lengun e tyre.
A ka mundesi te me thoni se si behet receli prej fiku ,,ju lutem.
Si mund te pregatitet glikoja e karrotes?