Përbërësit
-
...përbërësit për krepa të kripur:
-
250 gr miell 00
-
500 ml qumësht
-
40 gr gjalp i shkrirë
-
3 vezë
-
pak kripë
-
...përbërësit për krepa të ëmbël:
-
250 gr miell
-
500 ml qumësht
-
40 gr gjalp i shkrirë
-
3 vezë
-
3 lugë gjelle sheqer
-
pak vanilje
-
sipas dëshirës kanellë
-
sipas dëshirës rum
Udhëzimet
Në ditët e sotme, pregatiten gjithashtu me pak përbërës nga të cilët vezë, miell, qumësht dhe gjalpë dhe sipas preferencave mund të shijohen në mijëra mënyra si të kripur ashtu dhe të ëmbël. Vetë fjala krepë, vjen nga latinishtja crispus që do të thotë “kaçurrel”, term ky i lidhur me crespele, një lloj i krepave të vegjël dhe shumë të hollë të cilat gjatë gatimi rrudhen plotësisht.
Hapat
1
Kryer
|
Vendosim në një tas të madh dhe të thellë miellin e situr, (shtojmë sheqerin dhe vaniljen nëse po pregatisim krepa të ëmbël), pak kripë dhe gjysmë litër qumësht. E rrahim përbërjen me pirun (apo me një rrahës elektrik) derisa të formohet një masë e njëtrajtshme dhe pa kokërriza. |
2
Kryer
|
Në një enë tjetër rrahim fort vezët të cilat ia shtojmë masës mësipër duke vazhduar përzierjen derisa të dy përbërësit të bashkohen me njëri tjetrin. E mbulojmë brumin me një letër transparente dhe e lëmë të pushojë për të paktën gjysmë ore. Përpara se ti gatuajmë, shtojmë gjalpin e shkrirë dhe i përziejmë mirë. |
3
Kryer
|
Në një tigan të cekët për krepa, shkrijmë pak gjalp dhe hedhim një garuzhde brumë duke e përhapur mirë në të gjithë tiganin me lëvizje rrotulluese. I gatuajm krepat për rreth 3 minuta nga njëra anë dhe 3 minuta nga ana tjetër. Me dozat e përbërësve të mësipërme duhet tju dalin 6-7 krepa në një tigan me diametër 26cm. |
48 komente Fsheh komentet
une jom nge sueedija ju pershendes me kete recept te tortes
Superrr:-)
Shume e mire
sa te mira keto mmmmmmmmmmmmmmmmm
o i kam shume qejf krepat dhe un gjithmone ha nga ato
prej ktyre recetave per zotin kam shtuar 2 kg jeni me te miret po na sygjeroni ndonje ushqim dobesimi
Delicioseeeee
Shume e mire.
Shume e mire…..
Krepat jane te mrekullueshem, sidomos biskote dhe cokollate.
Menyra e krepave mu duk shume interesante per te bere krepa ne shtepi pasi pothuajse gjithmone i kam provuar te blera neper dyqane.
Shume fantastike. Sidomos me proshute dhe kerpudha.
😀 Ushqimet fantastike, ju falenderoj per keto mesime.
Ju falenderoj qe na tregoni receta nga me te ndryshmet, pasi edhe per ne qe nuk kemi shume eksperince ne kuzhine na mesoni si te gatuajme shume gjera te shijshme .
Me respekt Xhulja
Shume e shijshme mmm.
Nqs e servirim per darke, me cfare mund ta shoqerojme?
@Fjona, per darke mund ta shoqerosh me nje sallate te thjeshte jeshile ose me domate.
Shume te shijshme te gjitha recetat.
Nqs brumi tepron, a mund te ruhet ne frigorifer per te nesermen?
@Mirela, mbuloje enen ne te cilen ke pregatitur brumin me leter transparente dhe fute ne frigorifer. Mund ta ruash per max 1 dite.
Sa dite mund ti le te pergatitura ?
@Katerina, mund ti lesh maksimumi 2 dite ne frigorifer mbuluar me leter transparente.
Shume te mira, te fala nga presheva.
Shume te mira dhe te shijshme, ju faliminderit per te gjithe recetat sa te mira.
Po receta baze per brumin e krepave, cila eshte?
Eshte e shijshme.
<3
Per sa persona eshte receta…
@Artani, me keto doza dalin rreth 15 krepa, mgjths varet nga diametri i tiganit ku i gatuan.
Receta juaj eshte shame e shijshme uuuuuuuaaaaauuuuu
A mund te na jepni disa receta per mbushjen e krepave … flm per mirekuptimin..
Krepat jane fantastike, a mund te na jepni receta per mbushjen e tyre ju lutem shume…
@Lola, krepat mund ti mbushesh sipas deshires me gjithcka qe gjen ne frigorifer.
Shume flm per keshillen une gatuaj … keni receta fantastike.
Receta fantastike mundohuni te shtoni dhe gjera te tjera 🙂
poooooooo
Flm shume per receten.
Jeni te mrekullueshem, receta fantastik, urime nga Fieri!
Shume te mira
si gatuhet iriqi
Do ti pergatis sa me shpejt sepse me pelqejn shume krepat.flm per recetat 🙂
Shum tmira ama dashta me dit a jan pallaqinka a qka
@Sadbere, po palaçinka jane.
mir do ishte te tregonit me video
Shum e mir
Per sa persona esht kjo receta
Me çfarë mund t’i shoqërojmë krepat për mëngjes ?
@Anonym, me recel, çokokrem, krem pasticerie, filadelfia per nje variant te kripur, proshute, djath etj.