0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
320 gr oriz për rizoto (Carnaroli/Arborio)
500 gr kungull
1 qepë e vogël
1 litër lëng perimesh
1/2 gote verë e bardhë
4 lugë gjelle djathë kaçkavall të grirë
3 lugë gjelle gjalp
2-3 gjethe sherebelë
kripë

Vlerat ushqyese të recetës

11 gr
Proteina
11 gr
Yndyrna
87 gr
Karbohidrate
486
Kalori për racion
Rizoto me kungull

Rizoto me kungull

Karakteristikat::
  • Vegjetariane
Kuzhina::

Kush tjetër e adhuron kungullin? Në supa, në byrek, i pjekur në furrë, makarona apo rizoto... Për mua çdo mënyrë gatimi ka shije të ndryshme dhe të veçantë!

  • 30 Min
  • Shërbehet per 4 pers.
  • E thjeshtë

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Hapat

1
Kryer

Presim kungullin në kubik sipas dëshirës dhe e kavërdisim me një lugë gjelle gjalpë dhe gjethet e sherebelës.

2
Kryer

Në një tjetër tigan, kavërdisim qepën me një lugë gjalpë, shtojme orizin dhe vazhdojmë kavërdisjen derisa orizi ta ketë thithur komplet yndyrën. E shuajmë me verën e bardhë. Shtojmë kungullin e kavërdisur dhe pak nga pak lëng perimesh derisa orizi të gatuhet plotësisht për 16-20 minuta. Pasi e heqim nga zjarri shtojmë një lugë gjalpë dhe djathin kaçkavall të grirë. I vendosim kapakun, e lëmë të pushojë 5 min dhe e shërbejmë.

3
Kryer

# Disa shpjegime:

•Pse në këtë rast kungulli kavërdiset më vete dhe jo bashke me orizin?
Sepse kungulli ka vetinë ta thithi komplet yndyrën më shpejtë sesa orizi. Ajo që orizin e bën të shkrifët tek rizoto është pikërisht gjalpi që ai përmban në brendësi të kokrrës.

•Pse e shuajmë me verë dhe a është e domosdoshme vera?
Vera i jep kremozitet rizotos dhe eleminon aromën e qepës. Mund edhe të mos e përdorni!

Makarona me pesto borziloku
previous
Makarona me pesto borziloku
Qofte me fasule të kuqe
next
Qofte me fasule të kuqe
Makarona me pesto borziloku
previous
Makarona me pesto borziloku
Qofte me fasule të kuqe
next
Qofte me fasule të kuqe

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here