Përbërësit
-
350 gr oriz për rizoto (Carnaroli/Arborio)
-
500 gr shparguj
-
1 qepë
-
100 gr djathë i grirë Grana
-
1 litër lëng perimesh
-
kripë
-
piper i zi i sapobluar
Udhëzimet
Nëse ndiqni me kujdes recetën, me shumë pak hapa të thjeshtë do të keni në tryeze një pjatë të lehtë me një shije të rafinuar. Në këtë recetë unë kam përdorur bishtat e shpargujve për të pregatitur lëngun me të cilin do ta gatuaj rizoton, sepse në kuzhinë nuk hedhim poshtë asgjë!
Hapat
1
Kryer
|
Lajmë shpargujt, i vendosim në tavolinën e punës dhe eleminojmë me ndihmën e një thike pjesën e poshtme të këmbës e cila është e fortë dhe e pangrënshme. Vendosim një tenxhere në zjarr me rreth 1 litër ujë dhe shtojmë në të këmbët e shpargujve, një qepë, një karrotë dhe kripë. Në këtë mënyrë kemi përftuar lëngun e perimeve me të cilin do të gatuajmë rizoton. |
2
Kryer
|
Kavërdisim lehtësisht qepën tjetër të grirë imët në 1 lugë gjalp, shtojmë orizin dhe e gatuajmë në zjarr të ulët për maksimumi 3 minuta. E shuajmë me lëngun e perimeve të nxehtë, duke mos e lënë për asnjë moment që lëngu të shterroj. Në mes të kohës së gatimit, pas 10 minutash, shtojmë shpargujt e prerë në copa rreth 2-3 cm. Vazhdojmë me kavërdisjen derisa orizi të jete plotësisht i gatuar (zakonisht nevojiten rreth 20 minuta). |
3
Kryer
|
E heqim rizoton nga zjarri, shtojmë djathin e grirë grana, 1 lugë gjalp, pak piper të zi të sapobluar, i vendosim kapakun dhe e lëmë të pushojë per rreth 10 minuta përpara se ta shërbejmë. |