0 0

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
...për 25 qofte të vogla:
500 gr mish i grirë viçi
2 feta bukë
3 vezë
100 gr djathë kaçkavall të grirë
1 thelpi hudhër
1/2 tufe majdanoz i freskët
arrë moskatë e grirë
kripë
piper i zi i sapobluar
...për salcën e domateve:
1 litër salcë domatesh
2 thelpinj hudhër
4-5 gjethe borzilok i freskët

Nutritional information

42 gr
Proteina
24 gr
Yndyrna
30 gr
Karbohidrate
503
Kalori për racion
Qofte me mish të grirë në salcë domatesh

Qofte me mish të grirë në salcë domatesh

Këto qofte në salcë domatesh mund të shërbejnë si pjatë e dytë tepër e shijshme, por edhe si salcë për lloje të ndryshme makaronash, sidomos ato të furrës.

  • 40 Min
  • Serves 4
  • Easy

Ingredients

  • ...për 25 qofte të vogla:

  • ...për salcën e domateve:

Directions

Share

Nqs dëshironi, mund t’i skuqni qoftet e vogla në vaj dhe me pas t’i hidhni në salcën e domateve. Gjithashtu mund ta pregatisni ju vetë salcën e domateve të freskët, sipas recetës tonë që do ta gjeni këtu.

(Visited 12 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Thërrmojmë tulin e bukës me dorë. Në një enë të thellë vendosim mishin e grirë, tulin e bukes (të palagur), vezët, majdanozin, djathin kaçkavall të grirë, kripën, piperin, arrën moskat dhe hudhrën e shtypur.
I përziejmë mirë të gjithë përbërësit derisa të formojmë një masë homogjene të cilën do t’a lëmë të pushojë për rreth 1 orë në një vend të freskët (psh në frigorifer).

2
Done

Me duar të lagura me ujë ose me vaj formojmë disa sfera të vogla sa një arrë dhe i vendosim në një pjatë të cekët njëra pas tjetrës.

3
Done

Ndërkohë në një tigan të thellë hedhim 3 lugë vaj në të cilin skuqim thelpinjt e hudhrës të shtypur derisa të marrin ngjyrë të artë, i heqim nga vaji dhe shtojmë salcën e domateve; sa të fillojë zierjen hedhim pak kripë dhe shtojmë pak nga pak qoftet e vogla duke patur kujdes të mos ngjiten.

I lëmë të ziejnë për 20 minuta në zjarr të avashëm dhe 5 minuta përpara se t’i heqim nga zjarri, shtojmë gjethet e borzilokut. I servirim qoftet akoma të ngrohta apo i përdorim si salcë për makaronat.

Të drejtat e imazhit i përkasin: theclevermeal.com

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Krem gjalpi
next
Krem shantili
previous
Krem gjalpi
next
Krem shantili

2 Comments Hide Comments

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here